Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi: Prokuroria serbe po manipulon
English

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi: Prokuroria serbe po manipulon

Beograd, 11 prill, NOA - Kundër akuzave që mbërrijnë nga pala serbe për rrëmbimin, keqtrajtimin, nxjerrjen e organeve dhe vrasjen e serbëve dhe joshqiptarëve në kohën e luftës së Kosovë, ka reaguar edhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Sipas saj, janë të papërgjegjshme ato pohime të cilat mund të keqësojnë raportet mes këtyre dy vendeve.

 "Mendoj se Carla del Ponte në mënyrë shumë të papërgjegjshme i ka bërë publike këto supozime, pa paraqitur kurrfarë dëshmish. Në një atmosferë të ndezur siç kemi ne në rajon, këto pohime vetëm sa mund t'i keqësojnë raportet", tha Biserko. Ajo vazhdon më tej duke kritikuar prokurorinë serbe për fushatën që ka nisur të informimit të opinionit mbi hetimet, një veprim i cili ka një qëllim tjetër dhe jo sqarimin e fatit të njerëzve të zhdukur. "Prokuroria serbe ka nisur një fushatë ku çdo ditë informon opinionin për hetimet që po kryhen, gjë që është në kundërshtim me parimet e punës së prokurorisë. Kjo fushatë është e keqe, sepse nëse ekzistojnë dëshmi duhet të fillojë edhe procesi. Mënyra e prezantimit të këtyre të dhënave ka një qëllim tjetër dhe jo sqarimin e fatit të njerëzve të zhdukur, që për familjet e tyre është një tragjedi e madhe", tha ajo.

Sipas saj, qëllimi i prokurorisë serbe është nxitja e atmosferës së padurimit ndaj shqiptarëve, sepse këto gjëra nuk sillen aspak në kontekstin e duhur.

n.e/NOA

KOMENTE