English

Berisha viziton ekspozitën e koleksionistit grek për Shqipërinë

Tiranë, 12 prill, NOA - Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga zonja e tij Liri Berisha, vizitoi dje ekspozitën e koleksionisti grek Dr. Panajotis Koliomihalis.

Ekspozita "Shqipëria nga viti 1892 deri më sot, nëpërmjet post kartave shqiptare" është çelur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dhe në të u ekspozuan rreth 3200 kartolina postale nga Shqipëria e shekujve XIX -XX.

Kryeministri Berisha duke i shprehu mirënjohjen profesor Koliomihalisit për koleksionin e kartolinave postale i siguroi atij, Â se institucionet e kulturës në Shqipëri do të punojnë që këtë enciklopedi ta prezantojnë në mbarë botën, si mënyrën më të mirë për të bërë të njohur historinë e dy shekujve të fundit të Shqipërisë.

"Profesor Panajot Koliomihalis i dhuron Shqipërisë një koleksion kartolinash postale, një enciklopedi të vërtetë të historisë së saj në dy shekujt e fundit, fryt i një pune të jashtëzakonshme kërkimesh 40-vjeçare në të gjitha arkivat e mëdha të Europës, por me një rezultat të papërsëritshëm. Vizita e kësaj ekspozite të paraqet si në film historinë dy shekullore të Shqipërisë, librat e shkruar dy shekujt e fundit për Shqipërinë, kulturën,etnografinë, historinë dhe në tërësi, çdo gjë të rëndësishme të shqiptarëve dhe botës së tyre."- tha kreu i qeverisë.

Duke prezantuar koleksionistin grek, kryeministri Berisha tha se "Profesor Koliomihalis është një humanist shumë i madh. Në spitalin e tij në Greqi ka kuruar gjatë këtyre 17 viteve rreth 100 mijë shqiptarë, të cilët trokasin në dyert e atij spitali njëlloj sikur të trokisnin në dyert e shtëpive të tyre. Është një personalitet i dashur për të gjithë shqiptarët në Greqi. Unë do t'i shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë enciklopedi të mrekullueshme, mahnitëse që ia ka dalë të kompozojë me kartolinat postale të dy shekujve të fundit për Shqipërinë." Ai siguroi se institucionet shqiptare, Ministria e Kulturës, Muzeu Kombëtar do të punojnë që këtë enciklopedi ta bëjnë të njohur në mbarë botën, si mënyrën më të mirë për të bërë të njohur historinë e dy shekujve të fundit të vendit tonë.

s.v/NOA

KOMENTE