English

Ministri i Arsimit thirrje studentëve: Aplikoni për letërnjoftimet

Tiranë, 12 prill, NOA - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja u ka bërë sot, një apel studentëve në gjithë vendin për të aplikuar për kartat e identitetit.

Përmes këtij mesazhi, ministri Beja, Â i ka ftuar studentët që së bashku me shoqatat e tyre dhe profesorët të punojnë në mënyrë që "deri në datën 1 maj të gjithë ata të rinj që nuk disponojnë pasaportë të kenë aplikuar për kartë identiteti". Sipas tij, çmimi prej 200 lekë, që vendosi qeveria për të gjithë këtë kategori e cila aplikon për ID deri në 1 maj, e lehtëson shpejtësinë e veprimit. "Me këtë akt qytetar, ne hapim edhe një portë tjetër drejt integrimit në Bashkimin Evropian, misionarë elitarë të të cilit janë studentët", shprehet ministri në mesazhin dërguar studentëve shqiptarë. Ai theksoi besimin që ka tek studentët dhe angazhimi tyre, pasi sipas tij, ata janë fytyra evropiane e kombit. Për ministrin e Arsimit, "aplikimi për kartat e identitetit do të ishte mesazhi i qytetarit të emancipuar që e do shoqërinë të vendosur fort në dokument, ligj e rregull". Duke iu drejtuar studentëve të gjithë universiteteve në vend, ai cilëson se "me antarësimin në NATO dhe aspiratën për hyrë në BE, ju jeni brezi i shqiptarëve që do të jeni qytetarë komunitarë dhe do të mishëroni identitetin tonë shqiptar në familjen evropiane". Beja ka vlerësuar edhe thirrjen e Këshillit Kombëtar Studentor në ëebsite-in e tij dhe në Facebook për të sensibilizuar studentët që të bashkohem me këtë nismë, që synon të shpejtojë lëvizjen, liberalizimin e vizave, integrimin, progresin dhe zhvillimin e demokracisë shqiptare. Letërnjoftimi është cilësuar si një garanci për zgjedhjet e lira në qershor të këtij viti dhe një standard për të hyrë në familjen e madhe evropiane.

s.v/NOA

KOMENTE