Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papa përshëndet Aquilan, Berlusconi deklaron rindërtimin e provincës
English

Papa përshëndet Aquilan, Berlusconi deklaron rindërtimin e provincës

Vatikan, 12 prill, NOA - Përshëndetjet e para për Pashkët nga Papa Benedikti i XVI- të kanë qenë si përherë në italisht, por këtë vit veçanërisht për ata që vuajnë ende pasojat e tërmetit të kobshëm. Krishti tha Papa " të drejtojë të gjithë drejt ndjenjës së drejtësisë, solidaritetit dhe paqes e të frymëzojë gjithkënd me durim e kurajo të nevojshme për të vazhduar sëbashku ndërtimin e një të ardhmeje plot shpresa.

Fjalët e papës u pritën me një duartrokitje të madhe.

Ndërkohë që me përfundimin e kërkimeve në Abruzzo, kryeministri italian, Silvio Berlusconi u shpreh se  "kemi dalë nga faza e emergjencë. Tai është e nevojshme të kalojmë në fazën e dytë atë të asistencës deh rindërtimit. Kjo deklaratë e Berlusconit u bë gjatë një konference për shtyp në Aquila. Sipas tij, nga sot janë 55 mijë personat e asituar. Nga këto, shpjegoi ai, 21.899 ndodhen në hotele në Teramo, Pescara, Chieti e Ascoli Piceno ndërsa 33.306 të tjerë janë mikpritur në106 tendopoli të shpërndarë në territor. Sipas tij në këtë moment ndihet një atmosferë solidariteti.

Kryeministri Berlusconi siguroi se për dy muaj do të ribëjmë certifikatat e banesave dhe atëherë do të kuptojmë sesa persona do të qëndrojnë në banesat e tyre. Ai bëri të ditur se janë bërë deri tani 1.049 Â inventare të veçanta banesash. Mes tyre 152 i përkasin banesave rezidenciale, 25 shkollave, 78 ndërtesave publike e 124 institucioneve të aktiviteteve prodhuese.

Gjithashtu Berlusconi bëri të ditur se do ët ketë një inventar të veçantë edhe për ndërtesat kulturore.

s.v/NOA

KOMENTE