Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD sulmon botuesin e Shekullit Koço Kokëdhima përmes replikave me Edi Ramën
English

PD sulmon botuesin e "Shekullit" Koço Kokëdhima përmes replikave me Edi Ramën

Tiranë, 12 Prill NOA - Partia Demokratike reagoi sot pasdite për disa deklarime që Edi Rama bëri dje në Kukës, për përfundimin e rrugës që tha se do bëhet nga PS, pasi të nxjerrë Berishën në pension.

"Edi Rama dje, mendoi se kishte përpara tij hunj të kuq, kujtonte se i fliste jo qytetarëve të Kukësit por hunjve të kuq kur u deklaroi se ai dhe Partia e tij nuk kishin qenë kundër rrugës", - tha Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD.

"Atëherë të gjithë shqiptarët le t'i shtrojnë një pyetje z.Rama, vijoi Mëhilli: Përse në 8 vjet me radhë Partia jote jo vetëm që nuk e filloi rrugën por bëri asnjë kilometër të saj?"

Këtu PD shtron edhe pyetjen se ku shkuan z.Rama 200 milionë Dollarë taksë në vit që u vendos nga qeveria e majtë në kohën kur kreu aktual i Bashkisë së Tiranës ishte ministër i Kulturës dhe asnjë qindarkë e saj nuk u përdor për këtë qëllim? Mëhilli më tej iu drejtua Ramës me pyetjen: "Përse ke frikë të vizitosh rrugën që së shpejti përfundon? Përse të tmerron korridori i Shqiptarëve?"

PD ka atakuar edhe botuesin e "Shekullit", kur tha: "Së fundi Rama i deklaroi qytetarëve të Kukësit se rrugën do ta përfundojë me Koçot e tij. U zotua se do të zëvendësonte Bechtelin me Koço Kokëdhimën në mënyrë që rruga të vinte në standardet e Ramës". Në këtë pikë, Mëhilli iu drejtua Ramës: "Armik i rrugës, nuk mund të flasësh për flamurin kombëtar, mund të flasësh për çelësat që i dhuron Bregoviçëve të tu por jo për flamur kombëtar".

e.l/NOA
KOMENTE