Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi uron besimtarët katolikë për pashkët
English

Presidenti Topi uron besimtarët katolikë për pashkët

Tiranë, 12 prill, NOA - Presidenti i Republikës, Â Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar Arqipeshkvit metropolit të Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore, imzot Rrok Mirdita, u ka përcjellë urime të ngrohta dhe të përzemërta të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë kudo ku ndodhen.

"I nderuar Imzot Rrok Mirdita,

Të nderuar besimtarë katolikë të Shqipërisë,

Me rastin e festës së Pashkëve, uroj për Ju dhe për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë kudo ku jetojnë e punojnë, gëzuar festën e ringjalljes si një ditë e shënuar gëzimi e shprese!

Në ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, vlerësohet shpresa që vjen pas sakrificës sublime, por edhe besimi në rikthimin e gjithësecilit tek vlerat shpirtërore si një pasuri që duhet trashëguar brez pas brezi.

Pashkët këtë vit, vijnë me një gëzim të veçantë për të gjithë shqiptarët, me garancinë për të ardhmen e Atdheut tonë të dashur."-Â thuhet ne mesazhin e presidentit Topi.

Ai kërkoi që në këtë atmosferë feste, Â të forcohen akoma më tej harmonia me njëri-tjetrin e veçanërisht për personat më në nevojë.

s.v/NOA

KOMENTE