Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Titujt kryesorë dhe analizë e faqeve të para të gazetave në Kosovë
English

Titujt kryesorë dhe analizë e faqeve të para të gazetave në Kosovë

Prishtinë, 12 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet pasqyra e përditshme e gazetave shqipfolëse në Kosovë, për ditën e Diel, 12 Prill 2009, si dhe një analizë dhe përmbledhje e kryetitujve kryesorë të gazetave. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e email: info@noa.al.

Kur kanë mbetur vetëm 7 ditë para afatit të fundit për të deponuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë argumentet mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë, "Koha Ditore" citon kreun e ekipit ligjor të Kosovës, Michael Wood, të ketë thënë se ky ekip tashmë ka finalizuar punën.

Wood i ka thënë gazetës se deklarata me argumentet e pavarësisë së Kosovës është përfunduar dhe do të deponohet para datës 17 prill, por nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e saj. "Koha Ditore" shkruan se Ministria e Punëve të Jashtme pret që një numër i madh i shteteve do ta mbrojnë pavarësinë në Hagë, ndërsa, sipas ekspertëve, 2/3 e argumenteve në gjykatë mund të jenë në favor të pavarësisë së Kosovës, ndërsa 1/3 kundër saj. Duke mbetur te procesi i njohjes së Kosovës, e përditshmja "Express" shkruan se Selia e Shenjtë në Vatikan ka dhënë indikacione të mjaftueshme për njohjen e pavarësisë. Përfaqësues të komunitetit katolik thonë se njohja e kishës katolike të Kosovës me të drejta të plota dhe deklaratat e fundit të Papës - janë vetëm disa nga dëshmitë se njohja nga Vatikani do të formalizohet një ditë. "Express" citon klerikët katolikë të Kosovës të kenë thënë se Serbia nuk mund të parandalojë njohjen nga Vatikani. Ndërkohë, derisa Beogradi zyrtar thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, sipas një ankete të bërë nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, të cilin e citon e përditshmja "Zëri", vërehet se vetëm 4 për qind e qytetarëve të rëndomtë serbë kanë interesim për Kosovën. Ky katërpërqindësh, sipas "Zërit", do të duhej të shfrytëzohej nga kosovarët dhe Perëndimi për t'i ndërmarrë veprimet e kërkuara për t'i afruar kah Prishtina qytetarët serbë të Kosovës. Temë e pashmangshme në faqet e të përditshmeve kosovare është fenonemi i korrupsionit. Kësaj radhe, gazetat citojnë Agjencinë Kosovare Anti-korrupsion të ketë njoftuar se janë 173 zyrtarë, që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e paraparë me ligj. E përditshmja "Kosova sot" shkruan se në mesin e këtyre zyrtarëve janë 7 ministra , apo gati gjysma e Qeverisë, që nuk e kanë deklaruar pasurinë, duke nxitur kështu dyshimin e ligjshëm për mandatin e tyre. Ndërkohë, "Epoka e re" citon zëvendëskryminsitrin Hajredin Kuçi të ketë thënë se mosdeklarimi i pasurisë mund të jetë ndonjë lëshim teknik, apo neglizhencë, sepse, sipas tij, vitin e kaluar të githë ministrat kishin deklaruar pasurinë me kohë. "Bota sot", ndërkaq, vlerëson se raporti i Agjencisë Anti-korrupsion është i mangët, meqë nuk jep informacion mbi vlerën e pasurisë së liderëve kosovarë. Në anën tjetër, sipas gazetës "Lajm", numri i divorceve në Kosovë është duke shënuar rritje. Kjo e përditshme shkruan se sipas statistikave zyrtare, më së shumti kërkojnë shkurorëzim gratë e moshës 25-29 vjeçare, ndërsa meshkujt të prirë për të kërkuar divorc janë atë të moshës 30 deri në 34 vjeç. Shkaqet kryesore, sipas gazetës, duhet kërkuar te transformimi shumë dinamik i mbarë shoqërisë kosovare në periudhën e pasluftës.

KOMENTE