English

"Albania Lions 09", stërvitja e parë ushtarake shqiptare pas integrimit në NATO

Vlorë, 13 prill, NOA - Nis në qytetin e Vlorës stërvitja e përbashkët e forcave shqiptare ushtarake detare dhe tokësore dhe e forcave nga ushtria e Mbretërisë së Holandës "Albania Lions 2009".

Grupi i zhytësve holandezë bashkë me zhytësit tanë ushtarakë do të punojnë për pastrimin, largimin dhe çaktivizimin e municioneve të mbetura nën ujë, në një nga zonat e rajonit detar të Vlorës. Stërvitja do të zhvillohet në zonën e Sazanit.

Kjo stërvitje do të vazhdojë deri në 21 prill dhe do të jetë pararendëse e dy stërvitjeve të tjera të rëndësishme.  Në muajin maj do të zhvillohet Stërvitja e përbashkët SHBA - Shqipëri "JECT 2009" dhe në qershor do të zhvillohet stërvitja tjetër  "Adrion Livex 2009" në të cilën do të marrin pjesë Shqipëria, Italia, Greqia, Sllovenia dhe Kroacia.

Stërvitja në Sazan është e para e këtij lloji pas integrimit të vendit tonë në NATO.

s.v/NOA
KOMENTE