English

Bie zjarri në një pension të pastrehësh, 18 të vdekur, 21 të plagosur

Poloni, 13 prill, NOA - Të paktën 18 persona kanë gjetur vdekjen dhe 21 të tjerë janë plagosur gjatë rënies së zjarrit në një pension të pastrehësh në Kamien Pomorski, një qytet i Polonisë.

Sipas të dhënave nga mediat vendase, godina tre-katëshe e cila shërbente edhe si azil për pleqtë e vetmuar, është ndezur e gjitha për arsye të cilat ende nuk janë zbuluar.

Një zjarrfikës nga vendngjarja deklaroi se shumë prej personave ishin hedhur nga dritaret e godinës për të shpëtuar.

Gjatë momentit të rënies së zjarri, në këtë azil ndodheshin rreth 77 persona, por shkaqet e vërteta ende nuk kanë dalë në dritë.

Ndërkaq, trupat e shpëtimit kanë nisur kërkimet për të zhdukurit nën rrënojat e godinës tre-katëshe.

KOMENTE