English

Gruevski: Qeveria maqedonase merr masa për tejkalimin e krizës

Shkup, 13 prill, NOA - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski theksoi se qeveria maqedonase tashmë i ka ndërmarrë masat e nevojshme për tejkalimin e krizës ekonomike.

"Filluam me një program shtatë vjeçar të projekteve të mëdha infrastrukturore. Këtë program do ta vazhdojmë ashtu siç e kemi planifikuar edhe në vitet e ardhshme.

Në një pjesë të madhe të këtij programi duhet ta investojnë investitorët privat nën koncesione, kurse një pjesë më e vogël do të financohet përmes Buxhetit dhe përmes krediteve", theksoi Gruevski.

NOA-INA

KOMENTE