English

Komisioni Evropian: 2009, "Viti evropian i krijimtarisë dhe novatorizmit"

Bruksel, 13 prill, NOA - Komisioni Evropian e ka shpallur 2009-ën si "Viti evropian i krijimtarisë" dhe në kuadër të këtij përcaktimi janë përgatitur disa festivale në të cilët do të marrin pjesë qindra artistë në fushën e kinematografisë dhe muzikës.

Nisma për organizimin e tyre ka mbërritur nga Shoqata Evropiane e Festivaleve, e cila synon që përmes tyre të japë një mesazh në vitin evropian të krijimtarisë.

Drejtuesit e saj synojnë që të japin tek politikanët, media apo edhe njerëzit e thjeshtë se sa të rëndësishme janë festivalet për shoqërinë dhe gjetja e modeleve novatore rreth shoqërisë në përgjithësi.

Sipas të dhënave, është programuar që të zhvillohen plot 25 festivale laboratorë në 15 vende të Evropës, ku qindra artistëve do kenë shansin për të zhvilluar prirjet dhe talente e tyre.

Shoqata e Festivaleve Evropiane vlerëson se është shumë e rëndësishme që të lejohet dhe mbështetet zhvillimi i artistëve, pasi ata janë në një proces të përhershëm kërkimi. Ata shohin shoqërinë dhe pastaj formulojnë, riformulojnë ide, njëlloj si shkencëtarët. " "Artistët shikojnë shoqërinë dhe gjejnë atje novatorizimin si një sfidë. Ky proces kërkimi dhe rikërkimi ka nevojë për dije dhe rinovim dijesh. Festivalet kanë si detyrë të tyre organike, të brendshme, të ndjekin këtë proces kërkimi të artistëve. Të shikojnë se çfarë bëjnë artistët, ta marrin këtë proces krijues dhe t'ia paraqesin publikut" thotë Kathrin Deventer, drejtuese e kësaj shoqate.

Në disa nga rreth 100 festivalet që janë parashikuar të zhvillohen brenda këtij viti, do të marrë pjesë edhe Shqipëria.

n.e/NOA

KOMENTE