Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Kemi gati programin për nxjerrjen e vendit nga kriza
English

Rama: Kemi gati programin për nxjerrjen e vendit nga kriza

Tiranë, 13 prill, NOA - Partia Socialiste bën publik programin për qeverisjen e vendit pas 28 qershorit.

Kreu socialist, Edi Rama, në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se programi prej 1000 faqesh, përshkohet nga një vizion i ri.

"Idetë që e kanë plazmuar këtë program janë ide të reja, zgjidhjet të reja. Vullneti ynë për ta qeverisur ndryshe Shqipërinë për integrimin europian është i ri", - u shpreh Rama gjatë lançimit të programit të PS-së për qeverisjen e vendit 2009-2013.

Ai bëri me dije se programi do t'i prezantohet publikut duke filluar nga nesër. Atij do t'i prezantohet një sintezë 7 planëshe e këtij programi voluminoz.

Rama nënvizoi se ky nuk është një program elektoral për marrje votash, por një program për të qeverisur vendin që të nesërmen e marrjes së votave për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza që ka pllakosur vendin dhe që mohohet nga qeveritarët aktualë.

"Do të vëmë në jetë një politikë të re për reforma në arsim, nxitje punësimi, politikë të re për shëndetin, për mjedisin, aftësi për mbrojtje të pronës së përbashkët, për kohezionin social e territorial të vendit, politika të reja për prodhimin, etj. Nuk do të ketë ngritje taksash. Do të reformojmë qeverisjen për një qasje krejt të re për të qeverisur vendin drejt integrimit europian" - u shpreh kreu i selisë rozë.

Ai bëri të ditur se, prezantimi publik do të nisë që ditën e nesërme, shtu siç është bërë që ditën e parë kur ky program nisi të konceptohej në bisedat me njerëzit.

"Kështu do të nisë të prezantojmë frutin e përbashkët të një pune të gjatë."- tha Rama. Ai theksoi në cilësinë e programit duke bërë të ditur se personalitete dhe ekspertë europianë kanë asistuar deri në fund të programit.

s.v/NOA

KOMENTE