Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Universiteti Europian për Turizmin bëhet i pari në Shqipëri që çel një filial të tij jashtë vendit
English

Universiteti Europian për Turizmin bëhet i pari në Shqipëri që çel një filial të tij jashtë vendit

Nga i dërguari ynë, Arsen Koza

Tiranë, 13 Prill NOA - Për herë të parë një universitet i Shqipërisë, çel filialin e tij jashtë vendit. Është Universiteti Europian i Turizmit (EUFT) i cili ka ndërmarrë iniciativën dhe këto ditë zhvilloi ceremoninë e përurimit në Itali. Dega e EUFT u çel në Paestum të Italisë, një zonë e njohur turistike dhe antike.

Ceremonia e përurimit të filialit të universitetit u zhvillua në muzeun e Paestumit ku morën pjesë personalitete të lata akademike, kryetari i bashkisë së Paestum, Dekani i Fakultetit të Turizmit në Universitetin e Napolit: Prof. Dr. Gian Maria Piccinelli, deputeti i rajonit, Drejtori i Monumenteve me qendër në Bruksel, Rektori i EUFT, Prof. Dr. Salvatore Messina, etj. Të pranishëm në këtë eveniment ishin një grup studentësh të UEFT në Tiranë dhe të programit master të këtij universiteti të cilët qëndruan një javë në Itali me rastin e ceremonisë dhe një guide turistiko-studimore të sponsorizuar nga EUFT.

Në ceremoni, të ftuarit folën për rëndësinë e një turizmi të qëndrueshëm dhe zhvillimin e tij, duke sjelle si shembull disa rajone turistike të Italisë.

Rektori i Universitetit Evropian të Turizmit, Prof. Dr. Salvatore Messina tha se hapja e kësaj dege është e një rëndësie të veçantë sidomos për të rinjtë e këtij rajoni, në përpjekje për të rritur cilësisht shërbimet turistike.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe Kryetari i Komisionit Evropian për Turizmin. Ai përshëndeti iniciativën, kurse theksoi rolin që ka turizmi në ekonomitë e vendeve. Më tej, ai u ndal edhe në nevojën për evidentimin e pasurive unike. "Komisioni Evropiani po e shikon me prioritet zhvillimin e sektorit të turizmit në vendet e Evropës", - vuri në dukje kryetari i KE për Turizmin.

Ndërkohë, të tjerë relatorë që folën në ceremoni, u shprehën se kriza ekonomike që ka kaplluar vendet e zhvilluara të botës, po jep impakte edhe mbi industrinë e turizmit, pavarësisht se, sikundër u theksuar, "turizmi është një nga sektorët që në vetvete nuk e njeh krizën".

Gjithsesi, u pohua fakti se turistët tashmë nuk shpërngulen shumë nga rajoni i tyre i  banimit. Në këtë kuadër edhe turizmi shqiptar duhet të shohë më me vëmendje thithjen e turistëve rajonalë, e sidomos rritjen e prezencës së atyre italianë.

Ndërsa përfaqësuesi i PNUD-it hoqi vija paralele mes turizmit shqiptar dhe atij italian për shkëmbimin e eksperiencave përfshirjen e komunitetit në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Një javë turistiko-studimore

Në fakt, përurimi i filialit të EUFT në Paestum, ishte mbyllja e një jave turistiko-studimore në Itali, e studenteve të UEFT në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Paestum, studentet e studentët si dhe pjesëmarrësit e programit Master të EUFT Tiranë, panë nga afër dhe u njohën me qytetërimin antik të këtij rajoni i cili daton në mesin e shekullit të 7 para erës sonë.

Ky qytet numëron rreth 600 mijë turistë çdo vit. Por rajoni më i vizituar i pjesës jugore të Italisë ishte padyshim qyteti antik i Pompeit. I rikonstruktuar disa herë në vite, pjesë të ndryshme të këtij qytetërimi vazhdonin të nxirreshin në dritë. Disa prej të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit të Vezuvit ruheshin në pavijone të veçanta në pozicionet në të cilat u gjetën pas shpërthimit të vullkanit. Ndërsa vetëm amfiteatri i Pompeit kishte një kapacitet deri në 20 mijë shikues.

Gjatë një takimi me përfaqësues të Bashkisë së Pompeit të rinjtë e të rejat nga Shqipëria, u njohën me planin zhvillues të qytetit dhe problemet që aktualisht ai ka.

Pjesë e këtij udhëtimi studimor e turistik, ishte vizita në qytetin e Casertës. Studentët panë nga afër një park gjigant rreth 5 mijë ha sipërfaqe shumë të frekuentuar nga turistët nga të gjitha vendet.

"Italia zë vendin e pestë në botë për nga numri i turistëve", - u evidentua në guidën njëjavore.

Kurse ajo që theksua me forcë gjatë këtij aktiviteti për studentët shqiptarë, nga specialistët italianë ishte promovimi i vlerave turistike të vendit që përfaqësojnë. Sipas tyre, megjithëse kriza botërore ka ndikimin e saj në rënien e fluksit të turistëve, turizmi duhet te shihet si një nga fushat me përparësi për vetë të ardhurat që përfiton dhe vlerat historike dhe kulturore që përcjell.

Grupi i studentëve pati mundësi të njohë nga afër atraksionet turistike të rajonit të Campanjës, me kryeqendrën e saj Napolin. Vizitat në Parkun Arkeologjik të Pompeit, në atë të Pestumit, në Caserta apo lagjet tradicionale napolitane u dhënë mundësi studentëve shqiptarë të zgjerojnë informacionin mbi menaxhimin turistik të pasurive kulturore.Â

Grupi i studentëve mori pjesë dhe në Panairin Mesdhetar të Turizmit, evenimenti më i rëndësishëm për turizmin në gjithë Mesdheun, komplet i dedikuar profesionistëve, dhe nuk ishte i hapur për qytetarët e thjeshtë, në këtë panair takohej oferta e prezantuar nga hotelet, kompanitë ajrore dhe kërkesa nga operatorët turistikë.

Fatkeqësisht Shqipëria nuk merrte pjesë në këtë panair, gjithsesi prezenca e studentëve shqiptarë dhe kontaktet që patën me specialistë e fushës është një hap pozitiv në krijimin e eksperiencës për vitet e ardhshme.

e.l/NOA

KOMENTE