English

Vukçeviç: Mlladiç do të arrestohet deri në fund të vitit

Beograd, 13 prill, NOA - Prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç Â shprehet i kënaqur në lidhje me mundësinë e përfundimit të bashkëpunimit me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe të dërgimit në Hagë të të dy të akuzurve të fundit të kërkuar nga TPI-ja.

Ky bashkëpunim pritet të përfundojë deri në fund të vitit. "Kam të njëjtin optimizëm me Rasim Ljajiç se mund ta përfundojmë çështjen Ratko Mlladiç deri në fund të vitit. Thjesht nuk kemi zgjedhje tjetër, duhet ta përfundojmë këtë punë", bëri të ditur Vukçeviç për një media. Prokurori Vukçeviç tha se optimizmi i tij mbështetej në punën intensive të të gjitha shërbimeve të ngarkuara me zbulimin e gjurmëve dhe me arrestimin e ish-shefit ushtarak të serbëve të Bosnjes, i akuzuar nga TPI-ja veçanërisht për gjenocid.

TPI-ja kërkon edhe arrestimin e ish-shefit të serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç, i akuzuar për krime lufte. Autoritetet serbe sigurojnë se do të bëjnë gjithçka për kapjen e dy personave dhe deklarojnë se nuk dinë asgjë lidhur me vendndodhjen e tyre. Holanda do të bllokojë perspektivën evropiane të Serbisë për sa kohë nuk do të jetë arrestuar në veçanti gjenerali Mlladiç.

s.v/NOA

KOMENTE