English

Banka Botërore, fonde ndihme për krizën në Maqedoni

Shkup, 14 prill, NOA - Banka Botërore është e përgatitur ta ndihmojë qeverinë e Maqedonisë për zbutjen e pasojave nga kriza ekonomike nëse ajo e kërkon atë dhe nëse ka nevojë.

Këtë e theksoi përfaqësuesi i përhershëm i Bankës Botërore në Maqedoni,Markus Repnik duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve për grante të organizatave joqeveritare.

"Jemi të përgatitur t'i ndihmojmë Qeverisë të ballafaqohet me krizën në bashkëpunim të koordinuar me partnerët tjerë ndërkombëtarë. Qeverisë i kemi ofruar fleksibilitet, gjegjësisht nëse ka nevojë të kalohet nga projektet investuese, ndaj përkrahjes buxhetore dhe atë me bashkëpunim të ngushtë me partnerët tjerë", tha Repnik.

Banka Botëroe, siç tha ai, vlerëson se Maqedonia që të ballafaqohet me pasojat e krizës ekonomike globale duhet investimet buxhetore t'i kahëzojë në prioritetet me të cilat do ta rritë konkurrencën e vet, do ta përmirësojë rrethimin dhe do të mundësojë më shumë të punësuar të mbeten në vendet e tyre të punës, dhe ta ul përbërjen e importit në shpenzimet buxhetore.

"Maqedonia si vend i vogël nuk ka shumë masa që mund t'i ndërmarrë për zbutjen e pasojave nga kriza ekonomike botërore. Njëra nga masat janë investimet buxhetore, kurse tjetra shfrytëzimi i ndihmës së koordinuar nga partnerët ndërkombëtar. Në këtë periudhë të krizës Maqedonia duhet ta përmirësojë konkurrencën, rrethimin afarist që të jetë e përgatitur për periudhën pas krizës", tha përfaqëuesi i përhershëm i Bankës Botërore në Maqedoni Markus Repnik, duke u përgjigjur ai tha se prioritetet për atë se ku do të shpenzohen mjetet buxhetore duhet të përcaktohen sipas asaj se sa do të ndihmojnë në pasojat e krizës globale.

"Prioritetet duhet të konfirmohen përballë asaj se sa investimet e përmirësojnë konkurrencën, si infrastrukturën rrugore, si është ndikimi i punësimit të njerëzve, gjegjësisht të merren për prioritet ato që do të mundësojnë më shumë njerëz t'i ruajnë vendet e tyre të punës si dhe të ulet përbërja e importit të shçenzimit të Qeverisë", shtoi Repnik.

NOA-INA

Â

KOMENTE