Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 14 Prill 2009
English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 14 Prill 2009

Tiranë, 14 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet pasqyra e përditshme e gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 14 Prill 2009, si dhe një analizë dhe përmbledhje e kryetitujve kryesorë të gazetave. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e email: info@noa.al.

Gazeta e përditshme "Shekulli", ka si kryeartikull, çështjen e rritjes së pagave dhe hapet me titullin "Mjekët e mësuesi, 10 për qind rritje page".

Një tjetër shkrim kryesor është ai për emigracionin: "Italia, 80 mijë vende pune për emigrantët".

Në këtë të përditshme veçohet shkrimi tjetër: "Qeveria, presion studentëve, S'ka provime pa karta".

Kjo gazetë publikon dhe opinionin "Globalizmi, sovraniteti", nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani si dhe komentin "NATO-ja dhe zgjedhjet", nga Eduard Zaloshnja.

E përditshmja "Panorama" si kryeartikull të ditës ka atë të pagave dhe pensioneve duke nënvizuar se po publikon "Skemën e re të rritjes", sipas të përditshmes, do të ketë rritje pagash deri në 15 për qind dhe të pensioneve deri në 20 për qind, duke publikuar dhe detajet e kategoritë.

Nga materialet historike, "Panorama" publikon një intervistë me Kastriot Dervishin, drejtor i Arkivit i cili sipas të përditshmes, thotë se në arkiv gjende arka me dokumente që iu dorëzua Nexhmije Hoxhës mbi vdekjen e ish-kryeministrit Mehmet Shehu.

Nga Skënder Minxhozi, në këtë të përditshme publikohet opinioni "Pazari u hap!".

"Gazeta Shqiptare" hapet me një vëzhgim arkivor: "Shkëlqimi dhe rënia e KOP-istëve të Berishës".

Në shkrim trajtohet fakti sipas gazetës se pesë vjet pas krijimit të Komitetit të Orientimit të Politikave në PD, gjysma e 41 anëtarëve të parë të saj gjenden jashtë strukturës aktuale. Gazeta aludon dhe për përfshirje të një pjese të KOP-istëve në skandale seksuale dhe afera korruptive.

Kjo e përditshme publikon edhe foto të Nexhmije Hoxhës gjatë gjyqit të vitit 1993 dhe citon të venë e ish-diktatorit komunist të flasë për periudhën pas vdekjes së të ndjerit.

Ngaq Kiço Blushi, lexohet opinioni "Kush e vrau qenin Xhina... dhe Drejtësinë?"

E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin "Kartat, skema e re e rimbursimit". Në shkrim trajtohet çështja e rimbursimit të pagesës 1200 lekë të letërnjoftimeve të reja si dhe jepen detajet për mënyrën e rikthimit të shumave të parapaguara.

Vend të rëndësishëm në faqen e parë zë dhe parashikimi i motit që sipas të përditshmes tregon nisjen e një stine vere të gjatë dhe "përvëluese".

Ndër materialet e saj të veçanta, gazeta ka një intervistë me nëndrejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Bujar Vukaj, që ndalet në kontrabandën dhe periudhën e fushatës elektorale që pranon se shton dukurinë negative

"Koha Jonë" trajton edhe vizitën e Leka Zogut dhe të birit në Kosovë. Sipas të përditshmes, kanë dështuar takimet zyrtare të planifikuara me disa drejtues të shtetit të ri.

Gazeta "Shqip", trajton si temë kryesore të ditës, dosjet dhe çelet me titullin "Gjykata e Lartë hap "lojën" e dosjeve".

Vend të rëndësishëm zë edhe programi që shpalli një ditë më parë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe gazeta ndalet në 7 shtyllat e qeverisjes që evidentoi Rama.

Një opinion në "Shqip" vjen nga Et'hem Çeku me titullin "Qeveria, kapacitetet dhe vendimet jetike".

E përditshmja tjetër "Standard", publikon si kryetitull: "Skema e rritjes së pagave dhe pensioneve më 1 maj".

Kjo gazetë publikon dhe lajmin se qeveria ka vendosur që në fund të muajit në vazhdim të dorëzojë në BE (Bashkimi Evropian), aplikimin për vend kandidat.

Në qendër të së përditshmes është dhe shkrimi që citon Berishën të ketë thënë në lidhje me hetimin e Bashës: "Ina Rama ia kaloi dhe diktaturës".

Gazeta publikon edhe një intervistë me Mehmet Elezin, autor i fjalorit të Gjuhës Shqipe, me titull "Standardi i shqipes, mëhalla dhe metropoli".

 "Libertas", një tjetër e përditshme, çelet me titull kryesor "Projekti i fshehtë, centrali në Shkodër".

Gazeta aludon se ka një marrëveshje me Italinë dhe citohet konsulli i Milanos Spartak Topollaj të thotë se centrali atomik do të ndërtohet në grykëderdhjen e Bunës.

Në këtë të përditshme, lexohet dhe lajmi se rruga Rrëshen-Kalimash do të hapet në fund të qershorit.

Në këtë gazetë botohet edhe një opinion nga Alqi Koçiko, i cili me titullin "T'i preva këmbët", trajton dukurinë e dhunës brenda familjes dhe ndikimet deri në pasoja të rënda.

"Libertas" publikon dhe një lajm për turizmin, ku evidentohet çelja e filialit të EUFT (Universiteti Evropian për Turizmin) në Itali si dhe një debat mbi krizën ekonomike dhe ndikimin e saj në turizëm.

Një tjetër e përditshme, "Ballkan", çelet me titullin "Më 28 prill, Shqipëria dorëzon dosjen e aplikimit për në BE". Gazeta citon bBurime nga Parlamenti Evropian të kenë pohuar në Bruksel se "kërkesa formale për statusin e kandidatit pritet t'i dorëzohet BE-së përmes presidencës çeke me shumë mundësi brenda fundit të këtij muaji".

E përditshmja tjetër, "Metropol", ndalet në argumentin e opozitës dhe evidenton se "Lista e kandidatëve nuk është prioritet i PS". Sipas të përditshmes, lidershipi socialist nuk ka në rend të ditës për deputetë që do të përfaqësojnë PS-në në garën elektorale të 28 qershorit. Gazeta citon kryetarin e PS Edi Rama i cili po ashtu, prezantoi në mënyrë të sintetizuar shtyllat kryesore të programit qeverisës.

Gazeta tjetër e përditshme, "Republika", ndalet në argumentin e së djathtës dhe ka si titull kryesor: "E djathta ktheu në realitet projektet e mëdha për vendin".

Në të përditshmen e Partisë Republikane, citohet edhe Basha në deklarimin se "Shqipëria do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për në BE brenda prillit".

Â

Â

KOMENTE