Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krimi në familje, djali vret babain dhe një të afërm, plagos edhe nënën
English

Krimi në familje, djali vret babain dhe një të afërm, plagos edhe nënën

Vlorë, 14 prill, NOA - Krimi në familje godet sërish. Këtë radhë, ka qenë një familje nga lagjia "Bashkimi" e Vlorës, e cila ka rënë pre e një akti të rëndë brenda familjes ku mbetën të vrarë dy persona, përkatësisht babai dhe një i afërm i autorit, si edhe dy të plagosur, njëri nga të cilët është nëna e autorit, ndërsa tjetri një shok i tij.

Sipas të dhënave të para të policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në familjen Lula, në qytetin e Vlorës, ku djali 22-vjeçar, me emrin Arjan, ka goditur me kallashnikov për vdekje babain e tij si edhe një kushëri, i cili gjendej në shtëpi në ato momente.

Por ndërkaq, goditja me armë nuk ka kursyer as nënën e tij, e cila mbeti e plagosur në këmbë nga njëri prej plumbave gjatë goditjeve, si edhe shokun i cili gjendej në me të në ato çaste.

Mësohet se 22-vjeçari, autori i krimit të rëndë në ato momente ka qenë nën efektet e alkoolit dhe nuk arriti ta kontrollonte dot veten.

Por më pas, policia ka mundur ta kapë atë vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes, për të cilën thuhet se ka ndodhur për shkak të një grindje, për kushtet ekonomike tepër të rënda që kalonte kjo familje.

Sipas të dhënave policore, personat që kanë mbetur të vrarë nga ky krim janë 50-vjeçari Musa Lula, i cili është babai i autorit, si edhe i afërmi 27-vjeçari Bledar Xhaferri.

Ndërkaq, nëna e plagosur quhet Sofie Lula, ndërsa shokut të tij të plagosur për shkak të gjendjes së dehur, ende nuk i është mësuar identifikimi.

Në momentet e para, nëna e tronditur ka thënë gjithsesi, se megjithë aktin e rëndë të të birit të saj, ajo ka për ta falur atë.

n.e/NOA

KOMENTE