Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leka Zogu dhe i biri, tregojnë përralla me mbret në Kosovë
English

Leka Zogu dhe i biri, tregojnë përralla me mbret në Kosovë

Prishtinë, 14 Prill NOA/E - Ekrem Spahia, njëri prej përcjellësve të të vetëquajturit Mbret i Shqiptarëve, Leka Zogu, ka deklaruar në Prekaz, se shefi i tij, Leka, gjatë gjithë kohës sa ka jetuar larg Shqipërisë, është angazhuar për Kosovën. "Ju e dini se Lartmadhëria e Tij, Leka Zogu, është akuzuar shumë shpesh edhe për kontrabandim të armëve. Ato armë nuk kanë qenë kontrabandim, por kanë qenë të dedikuara për Kosovën. Familja mbretërore ka qenë përkrah Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ishin, përherë dhe në çdo kohë". Kështu është shprehur Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, i cili është pjesë e Oborrit të Leka Zogut, duke të dielën folur para gazetarëve për akuzat që i janë bërë shefit të tij për kontrabandim të armëve në vitet ‘70 dhe '80. Zëdhënësit i oborrit të Leka Zogut, Erion Teli, duke e elaboruar ketë deklaratë të Spahisë, shkon edhe pak përtej, duke thënë se armët që silleshin në Kosovë kanë pasur për qëllim që ta rrëzojnë komunizmin. "Mbreti e ka ndihmuar me armë edhe luftën e UÇK-së", thotë ai. Zëdhënësi i Oborrit "Mbretëror", Erion Teli, thotë se Kryetari i PLL-së Ekrem Spahia e ka pasur fjalën për vitet '70 dhe '80, atëherë kur "Mbreti" Leka Zogu kishte filluar themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Shqipërisë Etnike. Teli thotë se Pretendenti për Mbret ka pasur kontakte edhe me komandantët e UÇK-së. "Mbreti ka pasur komunikim me liderët e UCKsë prej viteve '90, duke përfshirë Ramush Haradinajn. Mbreti ka ndihmuar luftën e UÇK-së", thotë Teli, por pa e specifikuar se në çfarë mënyre ai e ka ndihmuar këtë luftë. Por, disa prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë në dijeni se i ashtuquajturi Mbret i shqiptarëve e ka ndihmuar këtë ushtri me armatim. Një gjë të tillë e dëgjojnë për herë të parë nga zyrtarë të këtij Oborri. "Unë nuk kam njohuri që Leka Zogu ka ndihmuar luftën e UCKsë. Politikisht ndoshta ka ndihmuar. Si njëri prej oficerëve që kam qenë në Kosovë gjatë luftës, asnjëherë nuk kam hasur në ndonjë informacion se Mbreti ka ndihmuar UCKnë", thotë Naim Maloku për Express, i cili tash mban pozitën e Nënkryetarit të AAKsë. Maloku u bënë thirrje të gjithë atyre që kanë ndonjë njohuri në lidhje me këtë çështje, të sqarojnë nëse Leka Zogu ka ndihmuar apo jo UÇK-në. Njësoj sikurse Naim Maloku, as ish komandanti tjetër i UÇK-së, Rrustem Mustafa, i njohur gjatë luftës me pseudonimin "Remi", nuk ka dëgjuar për ndihmën e dhënë nga "Mbreti" i shqiptarëve, dhënë luftës në Kosovë. "Kurrë emrin e Leka Zogut në luftë nuk e kam dëgjuar. Më vjen mirë nëse e ka ndihmuar luftën, por unë asnjëherë nuk kam dëgjuar për këtë", thotë Mustafa, ish komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit. Oborri "Mbretëror" i Leka Zogut këto deklarata i ka bërë kur tashmë ka kaluar më shumë se një dekadë nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë. Për Leka Zogun mediat evropiane kanë shkruar se gjatë strehimit të tij në Afrikë të Jugut është marrë më kontrabandë të armëve. Zëdhënësi i Leka Zogut, Erion Teli, tregon se mediat franceze për këto informata të publikuara janë gjobitur nga gjykatat kompetente. Përndryshe, në Shqipëri në vitet '90 ishte organizuar një referendum popullor, ku ishin pyetur shqiptarët nëse do të dëshironin që formën e organizimit shtetëror ta kenë monarki, ku Mbret do të ishte Leka Zogu, apo Republikë Parlamentare.

Mbi 60 për qind e qytetarëve që kanë dalë në votim, kanë zgjedhur Republikën si formë organizative. Por, Leka Zogu nuk i është bindur verdiktit të popullit.Â

Ndërkohë, gjatë vizitës në Kosovë, Pretendenti i fronit mbretëror, Leka Zogu i Parë, u prit dje (e Hënë) vetëm nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, megjithëse ishte paralajmëruar se do të zhvillonte takime edhe me liderët e tjerë institucionalë dhe liderin e AAK-së. Takimet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Parlamentit Jakup Krasniqi dështuan, informoi agjencia e lajmeve Kosova live në Prishtinë.

Kurse me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua djali i tij, Leka i II-të, për shkak se Lartmadhëria e tij nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Derisa, dështimi i takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka ndodhur për shkak se, siç thuhej nuk gjendej në Kosovë, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë arsye pse kryeministri nuk e ka takuar Pretendentin e fronit mbretëror. Edhe pse presidenca e Kosovës nuk kishte paraparë prononcim për media, megjithatë gjatë takimit, presidenti Sejdiu tha se Kosova dhe Shqipëria janë dy realitete të arrira dhe racionale të kohës. "Janë dy shtete të pavarura që askush nuk mund t'i ndajë asnjëherë në kuptimin e ndihmës dhe mbështetjes reciproke", tha Sejdiu. Ndërsa, Leka Zogu i Parë shprehu gëzimin e tij për pavarësinë Kosovës dhe se, sipas tij, do të ndodhin edhe njohje të reja të Kosovës.Â

Sakaq, Princi shqiptar, Leka Zogu i Dytë, u shpreh i zhgënjyer që babai i tij, Pretendenti për fronin mbretëror, Leka i Parë, nuk është pritur në vizitë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Trashëgimtari i Fronit Mbretëror të Shqipërisë deklaroi se ai ishte i zhgënjyer që nuk arriti të takohet me Thaçin, edhe pse tha se ka raporte shumë të mira me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), parti kjo që drejtohet nga Thaçi. "Unë personalisht kam marrëdhënie të mira me kryesinë e PDK-së, mirëpo më vjen shumë keq që në këtë aspekt kryeministri nuk ka zbatuar dëshirën e të gjithë kryesisë që të mos takojë naltmadhëninë e tij, por shpresojmë se agjenda e tij do të ndryshojë", tha princi Leka II. Ai i bëri këto komente gjatë një takimi që zhvilloi dje, me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj, në shtëpinë e këtij të fundit në lagjen Arbëria. Leka Zogu i Parë, ka mbërritur të dielën për një vizitë në Kosovë, të cilën e nisi me homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, vizitë familjes Jasharaj në Prekaz dhe familjes Haradinaj në Gllogjan të Deçanit. Sot, në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Kosovë, Leka Zogu I është planifikuar ta vizitojë Anamoravën, ku takon trashëgimtarët e familjes së Hysen Terpezës, ndërkaq nga Kuvendi Komunal i Vitisë shpallet "Qytetar nderi".

NOA/Express

KOMENTE