Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mosplotësimi i kërkesave, ish-ushtarët e UÇK-së nisin grevën kundër qeverisë
English

Mosplotësimi i kërkesave, ish-ushtarët e UÇK-së nisin grevën kundër qeverisë

Prishtinë, 14 prill, NOA - Moszbatimi i ligjit për vlerat e luftës i ka shtyrë ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të nisin një grevë kundër qeverisë aktuale të vendit të tyre.

Të drejtuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, ata

shprehen këmbëngulës se qeveria më në fund duhet të nisë t'i respektojë dhe t'i mbrojë ligjërisht vlerat e luftës.

Bëhet e ditur se ata zhvilluan edhe një takim me kryeministrin Hashim Thaçi, por nuk kanë arritur dot në një marrëveshje konkrete e cila do t'i shtynte në ndërprerjen e grevës. Sipas tyre, durimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe të familjarëve të tyre u ka ardhur fundi. Ata thonë se deri me tani janë injoruar nga ana e institucioneve të vendit të cilat nuk kanë bërë pothuaj asgjë për ngritjen e mirëqenies së tyre. n.e/NOA

KOMENTE