English

Polici ndalon zbrazjen e pistoletës ndaj një kamerieri, mbetet i plagosur me shokun

Durrës, 14 prill, NOA - Një polic dhe një qytetar i thjeshtë, i cili po konsumonte një pije në lokal, kanë mbetur të plagosur pas një grindje që patën nga një person id ehur dhe shokët e tij.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit të Durrësit, në lokalin me pronar Aleksandër Hasin.

Dy personat që kanë mbetur të plagosur mësohet se janë 27-vjeçari Vlash Ashiku, banues në Peshkopi dhe punonjës policie në komisariatin e këtij qyteti, si edhe 27-vjeçari Shehad Muda, lindur në Peshkopi, banues në Durrës.

Hetimet tregojnë mbi ngjarjen se autori, i shoqëruar me disa shokë të tij në gjendje të dehur, është konfliktuar për motive të dobëta me kamarierin e lokalit, Ermal Tuka, duke përdorur fjalë fyese ndaj tij.

Më pas, autori është larguar nga lokali për t'u rikthyer përsëri, por këtë herë i armatosur me një pistoletë.

Sapo është futur në mjediset e brendshme të lokalit, ai ka mbushur armën dhe e ka drejtuar nga kamerieri, por në atë moment drejt tij ka shkuar polici Ashiku dhe ka ndërhyrë për të ndaluar autorin, por ky i fundit e ka tërhequr këmbëzën e armës dhe si pasojë ka mbetur i plagosur, jo vetëm polici, por edhe shoku i tij me të cilin po pinte.

Tashmë, të dy të plagosurit po marrin ndihmën shëndetësore në spitalin rajonal të qytetit dhe figurojnë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, forcat e policisë së Durrësit po punojnë intensivisht për kapjen e autorit të kësaj ngjarje, tashmë të identifikuar, 19-vjeçari A.L.

n.e/NOA

KOMENTE