Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes nga helmimi nëna e tre fëmijëve, letra e lamtumirës që la
English

Vdes nga helmimi nëna e tre fëmijëve, letra e lamtumirës që la

Shkodër, 14 prill NOA - Fund tragjik ka pësuar një grua në Shkodër, e cila vendosi të iki nga kjo botë, duke lënë pas tre fëmijë jetimë.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se viktima është Pashka Vila (Deda), 45 vjeçe, lindur në Pukë dhe banuese në fshatin Rranza të Komunës Bushat, Shkodër.

Rreth orës 08.30 të ditës së sotme, 45-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, është gjetur në dhomën e saj në grahmat e fundit të jetës.

Burimet hetimore treguan për NOA se Pashka Vila (Deda), është dërguar me urgjencën nga të afërmit, në spitalin rajonal të Shkodrës, ku mjekët thanë se ajo erdhi e vdekur.

"Vdekja ishte e pashmangshme, për shkak se helmi kishte depërtuar në organet vitale të të ndjerës", - u shprehën mjekët.

Ata konkluduan se viktima kishte gëlltitur një sasi të madhe lënde fosfororganike (lëndë helmuese pesticide bujqësore).

Policia tha se në banesën e të ndjerës mbi një komodinë, është gjetur dhe një copë letër, ku 45-vjeçarja linte një amanet duke shpjeguar dhe pse kreu aktin vetëflijues.

"Po iki, më është mërzitur jeta", - thotë ndër të tjera e ndjera në letrën e saj dhe lëshon amanetin: "Dua të më varrosni pranë vajzës sime".

Nga pyetja e familjarëve rezulton se e ndjera vuante nga sëmundje psikike (nervore) dhe ishte shtruar disa herë në spital për këtë problem.

Policia tha se për të sqaruar plotësisht ngjarjen dhe shkaqet, një autopsi iu bë trupit të të ndjerës.

r.d/NOA

KOMENTE