Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EULEX, një hetim për akuzat ndaj UÇK. Thaçi: Të bëhet, nuk kemi frikë
English

EULEX, një hetim për akuzat ndaj UÇK. Thaçi: "Të bëhet, nuk kemi frikë"

Prishtinë, 15 prill, NOA - Çështja e akuzave ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për burgje sekrete dhe trafikim organesh në kohën e konfliktit me Serbinë, do të ndiqet nga një hetim i posaçëm i organizatës EULEX, e pranishme në këtë vend.

EULEX po shqyrton dosjen e hapur në vitin 2004 rreth kësaj çështje nga gjykata e Hagës dhe misioni i UNMIK, në të cilën thuhet se eksponentë të UÇK-së kanë shitur organet e civilëve serbë.

Ndaj një hetimi të tillë, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi është shprehur pro. Së bashku me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai u angazhua për hetim të paanshëm rreth kësaj çështje.

"Sigurisht që jo vetëm EULEX-i, por edhe institucionet e Kosovës së vërtetë duhet ta bëjnë një hetim. Dhe unë jam i bindur se rezultati i hetimeve ka me qenë pozitiv për Kosovën dhe UÇK-në, pasi që gjithë ato që po thuhen këto ditë, vërtetë nuk kanë bazë reale dhe nuk janë diçka që neve na frikëson", tha Krasniqi.

Thaçi dhe Krasniqi thanë se lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e drejtë, ndërsa hodhën poshtë pohimet për krime të saj ndaj civilëve.

Një numër organizatash ndërkombëtare kanë bërë thirrje për hetime të paanshme lidhur me akuzat që i janë bërë ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Këshilli i Evropës, ka caktuar Dick Martin që të hulumtojë vërtetësinë e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE