English

Firmoset marrëveshja elektorale PD-PAD, Berisha dhe Ceka: Koha për ribashkim

Tiranë, 15 prill NOA Update - Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë nënshkroi sot marrëveshjen elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit me Kryetarin e Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Berisha e konsideroj këtë ditë si shumë të rëndësishme.

"Së bashku me z. Ceka për shkak të vlerave të mëdha programore që na bashkojnë, për shkak të trashëgimisë së pashlyer që ne kemi, në momentet më të rëndësishme të pluralizmit, të vizionit të përbashkët që ndajmë, ne firmosim këtë marrëveshje për të cilën Partia Demokratike ndjehet shumë e kënaqur, ndjehet vërtetë shumë optimiste", - tha Berisha.

Me këtë marrëveshje këto dy parti vendosin të funksionojnë në një koalicion të plotë, të fitojnë zgjedhjet, të qeverisin dhe të jenë së bashku, të jenë një parti.

Për Berishën, ko është një formë koalicioni pothuajse e përsosur.

Këtu ai tha se i garanton të gjithë anëtarët e Aleancës Demokratike se në bashkëpunimin me ata, Partia Demokratike sheh një perspektivë reale si të fitores ashtu edhe një qeverisje të mandatit të dytë plotësisht të suksesshme.

Kurse kryetari i Aleancës Demokratike Neritan Ceka vlerësoi se marrëveshja elektorale PDSH -PAD do t'i japë më shumë vlera koalicionit të së djathtës.

"Kanë qenë 4 vite të menaxhimit më të mirë që ka pasur ndonjëherë ekonomia shqiptare, të ndërtimit të institucioneve demokratike më të qëndrueshme dhe të imazhit më të mirë që ka Shqipëria edhe në sferën ndërkombëtare"- tha z. Ceka.Â

e.l/NOA

KOMENTE