Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PSD: Konsumatori duhet të mbrohet nga rritja e parashikuar e çmimit të energjisë
English

PSD: Konsumatori duhet të mbrohet nga rritja e parashikuar e çmimit të energjisë

Tiranë, 15 prill, NOA - Partia Socialdemokrate ka reaguar sot mbi mundësinë për  rritjen e çmimit të energjisë, duke deklaruar hapur se marrëveshja e qeversië me  kompaninë çeke blerëse të OSSH-së, po dëmton konsumatorin. "Ende pa kaluar procedurat e miratimit të kontratës së shitjes së OSSH, filluan të dalin në shesh prapaskenat e qeverisë dhe METE-s mbi rrijen e çmimit të energjisë elektrike në 1 janar 2010", tha në një konferencë për shtyp, nënkryetari socialdemokrat, Pajtim Bello.

Sipas tij, kjo marrëveshje, është një pabesi dhe thikë pas shpine për konsumatorët shqiptare, qofshin biznese apo familjarë.

"Premtimi i Sali Berishës ishte ulja e çmimit të energjisë elektrike, po për 4 vjet qeveria mashtroi hapur dhe e dyfishoi çmimin e saj", tha Bello.

Duke pohuar në këtë skenar është përfshirë edhe kompania blerëse e OSSH, sepse për vitin 2009, si vit elektoral, bie dakord me qeverinë që Â të mos ketë rrirje të çmimit të energjisë elektrike.

"Eshtë shumë e rëndë që deputetët e djathtë për hir të interesave personale dhe motiveve të ulëta, të ligjërojnë në parlament rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke dënuar në paradhënie qytetarët e tyre", ka thënë Bello.

Sipas tij, vlen të vlerësohet sinqeriteti i Bankës Botërore, e cila u tregoi qytetarëve një gjë që qeveria ua ka fshehur dhe kjo do të ndodhe pas pak muajsh.

n.e/NOA

KOMENTE