Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Traktori pa targë del nga rruga, vdes një person, një gjendje të rëndë drejtuesi
English

Traktori pa targë del nga rruga, vdes një person, një gjendje të rëndë drejtuesi

Ersekë, 15 prill, NOA - Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në një rrugë këmbësore në vendin e quajtur kthesa e fshatit Luaras të Ersekës, ku një traktor pa targa pasi ka dalë nga rruga, ka aksidentuar për vdekje një person dhe ka dëmtuar keqazi drejtuesin e tij.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ka qenë 36-vjeçari Landi Beqo, banues i këtij fshati, i cili duke drejtuar mjetin e tij traktor pa targë, ka dalë nga ruga dhe për pasojë ka aksidentuar për vdekje 49-vjeçarin Behar Tare, banues në Luaras.

Por mësohet se edhe vetë drejtuesi i mjetit është plagosur gjatë këtij aksidenti dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës në një gjendje shumë të rëndë për jetën. Ndërkaq, një aksident tjetër është shënuar në rrugën Slatinë-Proptisht të Pogradecit ku Murat Isufi, aktualisht emigrant në Greqi, duke drejtuar mjetin tip Mazda me targë PMN 6262 ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, është dëmtuar 58-vjeçari Hetem Alla, i cili udhëtonte si pasagjer në mjet dhe aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

Â

KOMENTE