English

Caktohen gjysëm-finalistët e dytë të Ligës së Kampioneve, Mançesteri e Arsenali

Londër, 16 prill, NOA -Â Rezultatet e ndeshjeve të djeshme të futbollit kanë përcaktuar edhe dy ekipet e tjera gjysëm-finaliste të Ligës së Kampioneve.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se Anglia do të ketë në gjysmëfinalen e kësaj kupe të njohur dhe të dashur për tifozët, tre ekipe.

Në dy ndeshjet e fundit të çerekfinales, mbrojtësi i titullit nga viti i kaluar, Mançester Junaited mundi Porton në fushën e saj me rezultat 1:0. Ndërsa Arsenali para publikut të vet në Londër mundi bindshëm ekipin spanjoll Vilareal 3:0. Arsenal dhe Mançesteri do të ndeshen edhe në gjysmëfinale.

Ndërsa në duelin tjetër ndeshen Chelsea i Londrës dhe Barcelona, pasi i pari arriti të fitojë në çerekfinale ndaj ekipit të Liverpool, ndërsa  Barcelona arriti të mundë në çerekfinalen tjetër skuadrën e Bayern Munich.

n.e/NOA

Â

KOMENTE