Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Faqet e para të gazetave në Kosovë dhe analizë e titujve kryesorë 16 Prill 2009
English

Faqet e para të gazetave në Kosovë dhe analizë e titujve kryesorë 16 Prill 2009

Prishtinë, 16 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet pasqyra e përditshme e gazetave në Prishtinë, për ditën e Enjte, 16 Prill 2009, si dhe një analizë dhe përmbledhje e kryetitujve kryesorë të gazetave. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: info@noa.al

Një ditë para se palët të prezantojnë argumentet e tyre me shkrim para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, gazetat merren në hollësi me këtë temë. E përditshmja "Express" shkruan se rreth 20 shtete pritet të deponojnë deklarata në favor të Kosovës në GJND. "Express" citon një diplomat perëndimor në Prishtinë të ketë thënë se numri i shteteve që kanë paralajmëruar se do të përkrahin pavarësinë e Kosovës në GJND, është përgjysmë më i madh se numri i shteteve që do të mbështesin qëndrimin e Serbisë. SHBA dhe Franca kanë konfirmuar edhe zyrtarisht se do të dorëzojnë argumente në të mirë të Kosovës. Ndërsa, sipas diplomatit që ka kërkuar të mbetet anonim, Kosovën do e mbështesin me deklarata edhe Britania e Madhe, Gjermania, Austria, Zvicra, Danimarka, Norvegjia, Sllovenia dhe Shqipëria. Sipas "Express", pritet që këtij grupi t'i bashkohen edhe disa shtete tjera evropiane dhe Japonia. Të gjitha gazetat kanë sot njoftimin se 21 kandidatë kanë hyrë në finalen e konkurrimit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. E përditshmja "Zëri" shkruan se prej këtyre 21 kandidatëve, 19 janë shqiptarë dhe dy nga pakicat joserbe. Gazeta tjetër "Kosova sot" nënvizon se mungesa e një konsensusi ndërpartiak për të ngushtuar listën e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, ka bërë që komisioni për përzgjedhjen e gjykatësve t'ia procedojë seancës plenare listën prej 21 kandidatësh. Komisioni, sipas gazetës, ka vlerësuar se mund të ketë pasur anime në notimin e kandidatëve dhe ka konsideruar se zgjedhjen më të mirë mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës. Ndërsa, "Epoka e re" vlerëson se anëtarët e Komisionit Parlamentar kanë mbyllur sytë dhe i kanë kaluar të gjithë kandidatët. Në lidhje me këtë temë, "Bota sot" shkruan se të gjithë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese kanë kaluar pa therë në këmbë nëpër shoshën e kontrollit të biografisë, duke marrë bekimin nga Komisioni Parlamentar se nuk kanë rënë ndesh me ligjin, me gjithë akuzat publike të bëra për disa nga kandidatët. Kjo gazetë tutje shkruan se disa nga kandidatët mbase do të duhej të ishin prapa grilave. E përditshmja "Koha ditore" hap ballinën e saj me shkrimin që mban titullin "Institucionet përplasen për naftën". Në fakt, sipas gazetës, bëhet fjalë për një luftë kompetencash në sektorin e naftës. "Koha Ditore" vë në pah problemin e funksionalizimit të Zyrës për Licenca. Komisioni për ekonomi, shkruan gazeta, propozon që kjo zyrë të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë e të Industrisë, kurse si organ i veçantë të themelohet Komisioni për ankesa, anëtarët e të cilit do t'i emëronte Qeveria. Por, gjithnjë sipas "Kohës Ditore", në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë vlerësohet se të dyja këto organe duhet të jenë kompetencë e saj. Në Kosovë, sipas gazetës, vlerësohet të jenë 700 pompa të benzinës dhe diku 80 për qind e tyre janë të licencuara, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë numëron 102 padi që ka bërë në gjykata kundër bizneseve, që merren me naftë dhe nuk janë të licencuara.

KOMENTE