Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti slloven Turk, pret Thaçin: Kosova ofron stabilitet në rajon
English

Presidenti slloven Turk, pret Thaçin: Kosova ofron stabilitet në rajon

Tiranë, 16 Prill NOA - Presidenti i Sllovenisë Danilo Tirk dhe kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, vlerësuan sot në Lubjanë se ekziston trend pozitiv për forcimin e stabilitetit të Kosovës, dhe se Kosova kontribuon për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Thaçi gjendet nga dje në Slloveni, për të marrë pjesë në kongresin kushtuar raporteve të organizatave joqeveritare dhe pushtetit, në veçanti në vendete Ballkanit perëndimor.

Tirk dhe Thaçi konsideruan njëzëri se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, duke ilustruar me faktis se Kosova po përgatitet të hapë ambasadën në Lubjanë, njoftoi zyra e presidentit të Sllovenisë. Në takimin mes kryeministrit Thaçi dhe presidentit slloven është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Sllovenisë, me theks të veçantë lidhur me avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

Thaçi ka shprehur përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e ambientit të volitshëm, të sigurt dhe legjislacionit bashkëkohor për nxitjen e investimeve të huaja në Kosovë, duke potencuar veçanërisht mirëpritjen e investimeve të reja sllovene.

Ishte konstatim i përbashkët i dy burrështetasve që Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, stabilitet dhe perspektivë evropiane për rajonin.

Në këtë aspekt, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se institucionet e shtetit të Kosovës gjithmonë kanë proklamuar politikën e bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit.

Vizioni i institucioneve dhe i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i qartë: integrimi dhe e ardhmja evropiane, ka thënë kryeministri Thaçi në takimin me presidentin slloven.

Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi e ka vlerësuar të rëndësishme përvojën e suksesshme të Sllovenisë në procesin e Integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Kjo përvojë, ka theksuar kryeministri Thaçi, është e rëndësishme edhe për procesin e Kosovës në drejtim të anëtarësimit në institucionet euro-atlantike.

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Slloveni, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të pritet nga homologu i tij, kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

a.b/NOA

KOMENTE