English

Qeveria: Presidenti i Serbisë Tadiç nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Prishtinë, 17 prill NOA/E - Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti deklaroi sot Policia e Kosovës nuk do të lejojë të hyjë asnjë delegacion zyrtar që nuk ka marrë leje adekuate nga institucionet e Kosovës.

"E në këtë rast as presidentit serb, Boris Tadiç, që ka paralajmëruar një vizitë për të premten në Kosovë", - tha ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti. Sipas ministrit institucionet e Kosovës janë të vendosura ta zbatojnë ligjin dhe me këtë rast i ka kërkuar Policisë së Kosovës që të mos lejojnë që Tadiçi të hyjë në Kosovë. "Nuk do të lejohet asnjë zyrtar i Serbisë të hyjë në Kosovë pa leje paraprake", tha Pajaziti. Ai tha se nëse një vendim i qeverisë do të jetë ndryshe, atëherë ministria që ai drejton do ta respektojë këtë vendim. Tadiçi ka bërë një kërkesë për ta vizituar Kosovën Delegacioni i Serbisë, me në krye presidentin Boris Tadiç, ka bërë kërkesë zyrtare për ta vizituar Kosovën, të premten, më 17 prill 2009. Kërkesa i është bërë më 14 prill, Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, nëpërmes zyrës në Beograd. Në kërkesën, të cilën e ka siguruar gazeta Express e Prishtinës dhe e shihni në foto, përveç lejes për të hyrë në territorin e Kosovës, kërkohet edhe eskortë policore dhe vetura të blinduara për presidentin Tadiç dhe delegacionin e tij si dhe autorizim për mbajtjen e armëve për Ekipin e Mbrojtjes së Afërt që e shoqëron Tadiçin. Qëllimi i vizitës thuhet se është vizita në manastirin e Deçanit. Nëpërmes postës elektronike janë përcjellë edhe emrat e të gjithë anëtarëve të delegacionit dhe numrat e pasaportave: Boris Tadic, numri i ID-së 123456 Goran Bogdanovic, numri i ID-së 203816 Mladjan Djordjevic, numri i ID-së H150851 Damjan Krnjevic - Miskoviq, numri i ID-së M282639 Jasmina Stojanov, numri i ID-së 000411128 Gordana Gavrilovic, numri i ID-së 206128 Alesandara Otasevic, numri i ID-së X241773 Nenad Djordjevic, numri i ID-së I164456 Mile Balac, numri i ID-së L180384 Bojan Trajkovic, numri i ID-së X329367 Dejan Erakovic, numri i ID-së N99052 Gjithashtu në kërkesë janë bashkëngjitur edhe emrat e 5 shoqëruesve të armatosur të delegacionit dhe armët që do t'i kenë ata: 4 revole Glock dhe 1 revole CZ99. Sipas agjendës të bashkëngjitur, delegacioni do të arrijë në vendkalimin në Merdar në orën 11, kurse në orën 13 ai pritet të mbërrijë në Manastirin e Deçanit, ku planifikohet që të rrijë deri në orën 17. Kthimi thuhet se do të bëhet sërish nëpërmes Merdarit. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës kishte paralajmëruar se nëse nuk do të përfilleshin procedurat e caktuara me ligj, nuk do ta lejonte vizitën.Â

KOMENTE