Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkatërrohet një grup i shitjes së heroinës në Durrës, arrestohen 3 të dyshuar
English

Shkatërrohet një grup i shitjes së heroinës në Durrës, arrestohen 3 të dyshuar

Durrës, 16 prill NOA - Policia e sektorit Antidrogë kreu mbrëmjen e sotme (e Enjte), një operacion të gjerë në qytetin e Durrësit, duke shkatërruar një grup trafiku të lëndëve të forta narkotike.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se janë arrestuar Taulant Harizaj nga Kavaja, Ismail Jakupi dhe Saimir Zotka nga Durrësi.

Të dyshuarit, ranë në "grackën" e operacionit të koduar "Pastiçieri" që kishte si qëllim goditjen e personave dhe grupeve kriminale në fushën e prodhimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Policia pranoi se për të mbërritur deri në arrestimet e sotme, iu desh një punë investiguese disa mujore duke u detyruar që të mbajë nën vëzhgim "për një periudhë relativisht të gjatë kohe nën vëzhgim, në lagje te ndryshme të qytetit, të dyshuarit që u kapën sot në mbrëmje.

Ata u gjetën me 74.5 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë, pesë fishekë pistolete, një thikë, pesë aparate celulare dhe një sasi prej 300 mijë lekësh.

Policia ka detajuar për NOA, të dhënat e të arrestuarve: Taulant Harizaj 26 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë lagjja nr.3 u kap në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit me 2.5 gramë heroinë të cilën do ta tregtonte. Tani ai akuzohet për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

Ismail Jakupi, 19 vjeçar, lindur dhe banues në lagjen nr.7 të qytetit të Durrësit, u kap në lagjen nr.12 me një sasi prej 60 gramë heroinë.

Kurse gjatë kontrollit iu gjet një thikë dhe pesë fishekë të kalibrit 7.62 mod.54. Vepra penale në ngarkim të tij është "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve". Por i riu përballet dhe me akuzat: "Mbajtje pa leje e municioneve luftarake" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Kurse Saimir Zotka, 24 vjeçar, lindur dhe banues në lagjen nr.7 Durrës u kap në vendbanimin e tij, me 12 gramë heroinë dhe tani përballet me akuzën për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

a.a/NOA

KOMENTE