English

Dhunohet me mjete të forta myftiu i Pukës, autorët të paidentifikuar

Pukë, 17 prill, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pukës, ku nga disa persona ende të paidentifikuar është dhunuar myftiu i këtij qyteti, Gëzim Kopani.Ai është goditur me mjete të forta prej tyre dhe më pas, ata menjëherë janë larguar nga vendngjarja në drejtim ende të paditur.Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se policia tashmë është vënë në kërkim të tyre.Të dhënat paraprake nga vendi i ngjarjes tregojnë se ngjarja e goditjes së myftiut ndodhi pranë xhamisë së këtij qyteti, sapo ai kishte kryer shërbesën fetare të mëngjesit të sotëm.Myftiu 26-vjeçari u sulmua me mjete të forta për arsye të cilat ende nuk dihen nga policia.Bëhet e ditur se edhe dy vjet më parë, ai është sulmuar përmes një granate të vendosur në banesën ku ai jeton. Sipas vlerësimeve të para hetimore rreth ngjarjes, mendohet se ai mund të jetë sulmuar për shkaqe të problemeve në Komunitetin Mysliman.Ai i përket rrymës së moderuar të këtij komuniteti dhe mendohet të jetë sulmuar pikërisht nga pjesa tjetër, radikale e tij, e cila ka kundërshtuar herë pas here mënyrën e zgjedhjes së krerëve të myslimanë apo mënyrat si ata operojnë brenda tij.n.e/NOA

KOMENTE