English

Millososki: Greqia na cënon identitetin me emrin "Republika Veriore e Maqedonisë"

Shkup, 17 prill, NOA - Varianti i ri që jep Greqia për çështjen e emrit, ka për qëllim ta dëmtojë identitetin dhe gjuhën maqedonase, prandaj Maqedonia nuk paraqitet dakord me të.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme maqedonase, Antonio Miloshoski, sipas të cilit vendi i tij nuk mund të jetë dakord me cilësimin "Republika Veriore e Maqedonisë".

"Nëse ata të cilët besojnë se me lëshime të shpejta dhe lehta sa i përket emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë do të bëjmë diçka që do ta përforcojë dinjitetin tonë kombëtar konsideroj se duhet të shqyrtohen, për shkak se këtu presionet nuk do të ndalen", tha ai.

Sipas Miloshovskit, ky kontest nuk është vetëm për emrin, por ai ka një axhendë të fshehur, ndërsa tani më edhe e hapur ta dëmtojë identitetin kombëtar dhe gjuhësor të popullit të Maqedonisë.

"Si politikanë, si gazetarë dhe si qytetarë të Republikës së Maqedonisë kemi të drejtë sovrane në bazë të normave ndërkombëtare, por kemi edhe obligim ta mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar", theksoi Miloshoski duke e komentuar deklaratën e dhënë këtyre ditëve nga ambasadori i Greqisë në Uashington Aleksandros Malas se propozimi "Republika Veriore e Maqedonisë" mund të sjellë deri te zgjidhja për kontestin.

Sipas tij, deklarata e Maljas se propozimi "Republika Veriore e Maqedonisë" mund të sjellë deri te zgjidhja e idesë njëpalëshe e cila ende nuk është konkretizuar dhe i përgjigjet vetëm njërës palë, për të cilën arsye prishet qëllimi i procesit të dialogut që të arrihet deri te ndonjë zgjidhje kompromise.

NOA

KOMENTE