Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muzikë, kthehet sërish në skenë grupi i adhuruar i viteve ‘ 80, Roxette
English

Muzikë, kthehet sërish në skenë grupi i adhuruar i viteve ‘ 80, "Roxette"

Stokholm, 17 prill, NOA - Adhuruesit e të famshmit grup muzikor të viteve '80, "Roxette" ka shumë gjasa që ta shohin sërish në skenë atë gjatë muajve të ardhshëm.

Kjo falë një sërë negociatash mes anëtarëve të tij që grupi i njohur suedez i muzikës pop zhvillon javët e fundit për t'u ribashkuar pesë vjet pas ndarjes.

Të paharruarit e këngës së njohur "Listen To Your Heart" janë larguar nga skena disa vjet më parë, pasi këngëtarja kryesore e grupit të tyre, Marie Fredriksson, rezultoi që të ishte me tumor në gji. Ndërkaq, dy anëtarët e tjerë të grupit, Fredriksson dhe Per Gessle u bashkuan për një kohë të shkurtër në vitin 2004 për të festuar 25-vjetorin e grupit, ndërsa tani ata kërkojnë që me ta të bashkohet sërish edhe Marie, e cila sipas tyre ka për t'i dhënë freskinë e dikurshme të famshmit "Roxette".

Ata deklarojnë se nuk mund ta nisin me turne të mëdha, por e rëndësishme është që të jenë sërish bashkë si dikur.

n.e/NOA

KOMENTE