Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Piratët e Kosovës
English

Piratët e Kosovës

Kryetari dhe Qeveria e Kosovës janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare këtë vit dhe për organizimin e zgjedhjeve lokale në vjeshtën e këtij viti. Si mund të shpjegohet kjo? Cilat janë motivet e qëndrimit të tyre?

Â

Nga Albin Kurti

Â

Sikur ta kishin marrë përnjëmend pavarësinë që e kanë shpallur, sikur ta kishin seriozisht ndërtimin e shtetit, këta do të thonin që na nevojiten zgjedhjet e reja qendrore sepse tash jemi shtet i pavarur dhe se ka nevojë për konkurrencë të programeve partiake në shtetin e ri të pavarur. Do të thonin që kemi të bëjmë me ndërrim cilësor që kërkon zgjedhje të reja parlamentare. Porse, duket që ata s'besojnë që është ndërrim cilësor dhe - qe besa - nuk e kanë aq keq. Gjithnjë e më shumë po shihet se sa pak ka ndryshuar Kosova me shpalljen e pavarësisë dhe se si edhe ajo pak po tretet. Institucionet e Kosovës, thjesht, nuk e njohin UÇK-në dhe luftën çlirimtare. Ajo s'përmendet askund në Deklaratën e Pavarësisë (të miratuar në ditë pushimi, të dielën) dhe as në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (që, po ashtu, hyri në fuqi kur s'punon askush, pra të dielën). Një dalje formale e Kosovës nga Serbia u pasua me forcim përmbajtësor të Serbisë brenda Kosovës. Strukturat e Serbisë dhe mallrat e saj janë të pranishme në Kosovë si asnjëherë më parë. Këtij realiteti të ri (sic.), bashkësia ndërkombëtare iu përgjigj me 6 Pikëshin e Ban Ki-moon-it: titujt e mediave tashmë nuk flasin për ulësen e Kosovës në OKB, por vetëm për atë se si njohjet e deritanishme nuk do të tërhiqen. Në anën tjetër, ekonomia në Kosovë është si mos më keq, papunësia e varfëria veç sa rriten, kurse korrupsioni dhe nepotizmi janë bërë fjalët kryesore kur përshkruhen krerët e institucioneve por edhe politikanë të tjerë. Duket që politika e Qeverisë është të bëjë investime që janë të dukshme për kamerat televizive (si godina shkollash apo asfalt rrugësh) ngjashëm sikurse pritjet që kryeministri dikur ua bënte qytetarëve të thjeshtë (kam harruar nëse kjo ishte të marteve apo të premteve) deri në momentin kur këto s'ishin më interesante për kamerat. Paralelisht, nga Qeveria vazhdojnë të kolonizohen të gjitha bordet e menaxhmentet e ndërmarrjeve shoqërore e publike me njerëzit e besueshëm (sepse të dëgjueshëm). Të gjithë njerëzit e kryeministrit paguhen jo aq për profesionalizmin e tyre sa për lojalitetin e tyre, disi ngjashëm sikurse Qeveria e Serbisë e cila arsimtarin apo mjekun e strukturave paralele në Kosovë nuk e paguan për punën a shërbimet që ai u jep qytetarëve serbë të Kosovës por, para së gjithash, për lojalitetin e tyre ndaj politikës së Serbisë në Kosovë. Koalicioni aktual qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së nuk është i brengosur shumë se çka ngjan nëpër komuna, prandaj edhe pushteti lokal nuk është aq interesant për ta. Tenderat, privatizimi dhe bizneset e mëdha nuk lidhen me pushtetin lokal por me atë qendror. Paratë nuk janë në Rahovec e Shtime, por në Prishtinë. Janë zyrat e Qeverisë në Prishtinë dhe restorantet luksoze, po ashtu në Prishtinë (dikush do të thoshte edhe në Maqedoni), ku kalkulohet e manipulohet me shifra shtatëshifrore, e jo nëpër komunat e Kosovës. Edhe në pushtet komunal mbase mund të vjedhësh ama gjithsesi jo sikurse në atë qendror. Ky është shpjegimi i lehtësisë me të cilën Kryetari dhe Qeveria e Kosovës janë për zgjedhjet lokale e kundër atyre qendrore. Përfitimi material e financiar është qendror në qendër, ndërkaq, është periferik në periferi. Nëpër komuna ka pak para dhe shumë territor. Në qytetin e Prishtinës ka shumë para dhe pak territor. Kryetari dhe Qeveria e Kosovës i duan paratë e Kosovës dhe s'çajnë kokën për territorin e Kosovës. Më saktë sesa të thuhet që "ata duan para", duhet të thuhet se "ata duan më shumë para". I shesin pasuritë e Kosovës përmes privatizimit që është veçse piratizim (ku s'brengosen se çka e si po shesin, por vetëm sa para u mbesin atyre në xhep nga shitja). Dhe ia zvogëlojnë e copëtojnë Kosovës territorin nëpërmjet decentralizimit (duke shpërfillur që në çerekun e territorit të Kosovës po legalizohet kontrolli i Serbisë meqë paraprakisht nuk po shpërbëhen strukturat paralele të saj). Jo vetëm që s'ka përpjekje serioze të institucioneve të Kosovës për ta integruar veriun e Kosovës, por ata tash janë shumë të gatshëm edhe ta dezintegrojnë Anamoravën përmes decentralizimit i cili po ndërlidhet gjithnjë e më shumë me zgjedhjet e ardhshme lokale. Kush të na e dëshmojë këtë më mirë përpos vetë Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Feratit. Ai në çdo deklaratë të tij asnjëherë nuk e lidh zbatimin e decentralizimit me pëlqimin e shqiptarëve (në komunat përkatëse që do të copëtohen) por vetëm me atë të serbëve (në komunat e reja që do të krijohen). Në Kosovë zgjedhjet përbrenda ofertave të sistemit tradicionalisht dhe para së gjithash kanë qenë zgjedhje e sistemit si të tillë i cili, duke qenë paraprakisht i zgjedhur nga tjetërkush, legjitimohet nëpërmjet votimit nga ana e qytetarëve. Tash së fundi Sadri Ferati po na tregon se në këtë vendin tonë anti-demokratik jo vetëm që votimi i shqiptarëve nuk është zgjedhje por legjitimim i sistemit politik (siç e kemi ditur gjithmonë), por edhe se dalja e serbëve në zgjedhjet lokale do të bëhet për hir të legjitimimit, kësaj radhe të decentralizimit, e jo si zgjedhje përnjëmend. Mirëpo, a është e vërtetë që decentralizimi nuk legjitimohet përveç nëse serbët dalin në zgjedhjet e ardhshme lokale? Nuk është e vërtetë. Nëse mbahen zgjedhjet lokale, atëherë jo serbët por shqiptarët që marrin pjesë në to i legjitimojnë komunat me shumicë serbe. P.sh. kush kandidon a voton në Lypjan, këtë e bën për një komunë të re të Lypjanit që është komuna e Lypjanit minus tetë fshatra që ia merr Graçanica (pa marrë parasysh se a votojnë serbët në Graçanicë dhe fshatrat përreth). Njësoj, shqiptarët që kandidojnë a votojnë në komunën e Gjilanit, këtë e bëjnë për një Gjilan tjetër prej atij që e njohim, për një Gjilan të kafshuar në jug nga Parteshi dhe në veri nga trefishimi territorial i Artanës (ish Novobërdës). Me zgjedhjet e ardhshme lokale që e legjitimojnë decentralizimin e aprovuar në Kuvendin e Kosovës me disa prej atyre turbo-ligjeve të Planit të Ahtisaarit, do të legjitimohet një Kosovë përplot vrima të mëdha e të vogla - një Kosovë që do t'i përngjajë djathit zviceran. Pra, decentralizimi legjitimohet jo vetëm nëse dalin në votime edhe serbët, por nëse dalin edhe vetëm shqiptarët, pa marrë parasysh a dalin serbët. Decentralizimi nuk i krijon vetëm 5+1 komuna të reja por, për pasojë, i transformon edhe shtatë komuna të tjera: Mitrovicën, Prishtinën, Lypjanin, Artanën, Dardanën, Gjilanin dhe Vitinë. Qytetarët shqiptarë të këtyre komunave në zgjedhjet lokale të radhës duke votuar bëhen legjitimues të decentralizimit. A mund të ketë qenë kaq i mençur Sadri Ferati me këtë taktikë? A mund të jetë kjo ide e tij që të thuhet se nëse nuk dalin serbët atëherë nuk paskemi decentralizim të legjitimuar? Jo, assesi. Atë çka Peter Feithi ia thotë atij privatisht në anglisht, Sadri Ferati (që nuk e di mirë anglishten) na e thotë mandej neve publikisht në shqip. Rregullimin e brendshëm territorial dhe administrativ të Kosovës ia kemi lënë në dorë një përkthyesi që ka nevojë për përkthyes. Zaten, sikurse edhe çështjet e tjera që ua kemi lënë përkthyesve të tjerë që kanë nevojë për përkthyes e të cilët mbajnë emrat Hashim, Fatmir, Jakup, Fatmir etj. E, ndoshta, megjithatë, decentralizimi i territorit dhe piratizimi i pasurisë janë të ndërlidhura edhe nga ana tjetër: po nuk e zbatuan decentralizimin nuk i lënë të vjedhin pastaj, ose, madje ua qesin në shesh (të prokurorisë) hajnitë e moçme por gjithnjë të pasluftës.

KOMENTE