Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi në Lubjanë me homologun Pahor: perspektiva është veçse euroatlantike
English

Thaçi në Lubjanë me homologun Pahor: perspektiva është veçse euroatlantike

Lubjanë, 17 prill NOA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e dytë të vizitës zyrtare që po zhvillon në Lubjanë, është pritur nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Në takim Thaçi ka evidentuar se qeveria që ai drejton, ka thelluar përkushtimet për të krijuar një ambient të sigurt politik dhe ekonomik për nxitjen e investimeve të huaja në Kosovë, në funksion të perspektivës së hapur për të gjithë investitorët, që synojnë tregun kosovar. Kryeministri Thaçi në takimin me Pahor, ka shprehur me admirim vlerësimet më të larta për rolin e Sllovenisë si anëtare e Bashkimit Evropian dhe e Aleancës Veriatlantike të NATO-s. Përvoja integruese e Republikës së Sllovenisë, mund të cilësohet model i suksesshëm i integrimit në institucionet veriatlantike, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Ndërsa ka shtuar se Republika e Kosovës është në rrugë të mbarë për të përmbushur të gjitha kriteret e domosdoshme për anëtarësim në BE dhe në NATO. Thaçi e ka vlerësuar të rëndësishme për Kosovën, përvojën integruese të Sllovenisë. Në këtë kuadër, Thaçi dhe Pahor janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve në këtë drejtim. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, Thaçi ka falënderuar kryeministrin e Sllovenisë, Borut Pahor për mbështetjen e fuqishme që shteti slloven i ka dhënë Kosovës, në periudhat e mëhershme dhe tani në periudhën e ndërtimit të shtetit të pavarur dhe sovran, si dhe në proceset integruese euroatlantike. Kryeministri Thaçi pohoi se objektivi parësor i shtetit të Kosovës është perspektiva euroatlantike, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësinë e mirë, në funksion të paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. "Institucionet e Republikës së Kosovës, gjithmonë kanë promovuar dhe vazhdojnë të promovojnë politikën e bashkëpunimit rajonal, me synimet e qarta për integrimin e përbashkët të rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO", - është shprehur kryeministri Thaçi.

a.b/NOA

KOMENTE