English

U vidhte varëse floriri nga qafa njerëzve, arrestohet nga policia

Korçë, 17 prill, NOA - Foto Update - Një lloj vjedhje aspak e zakontë ka qenë ajo që kryhej nga 33-vjeçari Kleitos Dramolli, banues në fshatin Orman të Korçës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ai u rrëmbente nga qafa njerëzve duke kaluar varëse floriri dhe për këtë ka arritur të ndalohet nga forcat e policisë.

Bëhet e ditur se i dënuari edhe më parë për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje", është kapur në flagrancë pasi në vendin e quajtur Flamingo në qytetin e Korçës i ka rrëmbyer nga qafa një varëse floriri një qytetareje duke kaluar në rrugë.

Por nga hetimet rezultoi se ky shtetas është edhe autor i së njëjtës vjedhje të kryer dy ditë më parë, po të një varëseje floriri nga qafa, ndaj një personi tjetër.

n.e/NOA

KOMENTE