Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edhe ne jemi vrasës
English

Edhe ne jemi vrasës

Edhe ne jemi vrasës. Pothuajse si të gjithë të tjerët. Nuk e di a na lehtëson ky fakt. Di vetëm se do të na rëndojë ta shohim veten vetëm si qengj. E nuk e di po ashtu pse duhet të çoroditemi nëse na kërkojnë llogari për vrasjet (në vend se t'i kërkojmë ne vetvetes) kur në të vërtetë jemi tamam të çoroditur që në momentin që ato vrasje i bartim mbi supe

Â

Nga Arben Idrizi Në këtë vend të vetëmjeruar - zor të dëgjosh ndokënd që ta mbrojë të drejtën (hyjnore e tokësore) e qenies njerëzore për të jetuar; përkundrazi, mbrohet "parimi i të shenjtës", nga i cili gjithherë vjen më e keqja: privimi i qenies njerëzore nga jeta. Atë "parim të së shenjtës", mund ta kuptoni tashmë, e përfaqëson, me aspekte të saj të caktuara, edhe ajo që ne e quajmë UÇK. Sa më shumë që e "shenjtërojmë", aq më e përbindshme bëhet! Këtij "verdikti" s'i ka shpëtuar asgjë deri më sot, me aq sa dimë. S'i ka shpëtuar as demokracia e Athinës (sa për të filluar nga diku), as kisha me templarët dhe inkuizicionin, as xhamia me shpatën dhe kamikazët, as monarkia, as mbretëria, as revolucionet, as luftërat për pushtim, as luftërat për çlirim (merreni cilëndo nga to dhe do të gjeni në të aq krime sa që, po patët pak konsideratë për qenien njerëzore në vete e për vete, do t'ju vijë të çmendeni!), as ekspeditat për civilizim, as ideologjitë si komunizmi apo nazizmi... e s'do t'i shpëtojë as demokracia perëndimore me Globalizmin e saj. Të gjitha këto, e të tjera që s'u përmenden, e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë veten, në tërësinë e tyre, "të shenjtë". (Jo që po dua të fus gjithçka, sado që mund të tingëllojë ashtu, në një thes). Kushedi se si do të na gjykojnë neve pas njëqind vitesh për parimet dhe vlerat "tona". E s'mund ta injorojmë aq lehtë këtë. Në vijim, mendoj se do të më vlejë një premisë e njohur: "lindemi asgjë - përkatësisht, thjesht qenie njerëzore të pastra" (apo, thënë sipas Rousseau-s - "të mirë"); ndërkohë, duke u rritur, i fitojmë të gjitha ato që mund t'i definojmë si bindje, zakone, parime, vlera - të cilat varen zakonisht nga familja, rrethi, shoqëria, edukimi, etj., dhe kështu edhe i fitojmë ose ia veshim vetes: "detyrimet" tona. Nuk lindemi uniforma, as institucione, etj. Në mozaikun e këtij ‘misteri', ndoshta lufta për çlirim të vendit është gjendja më fatale e mundshme. Them fatale, ngase për një qenie njerëzore që njeh të drejtën e qenies tjetër njerëzore për jetë, s'ka si të definohet ndryshe kur, deshi s'deshi, do të zgjedhë të jetë i vrarë ose të vrasë. Nuk e di nëse kam çfarë të them përballë këtij fataliteti. Lufta mes dy palëve në uniformë është çështje në vete. Sidoqoftë, besoj se s'ka ç'të thuhet për një të çmendur që i thërret bijtë e vendit të vet për t'iu përgjigjur "detyrimit" që ta pushtojnë një vend tjetër. Ana tjetër, që "detyrohet" ta mbrojë dhe çlirojë vendin e vet, është më e komplikuar. Sepse edhe ajo do t'i ketë, po ashtu, të çmendurit e vet që në emër të "detyrimit të shenjtë" për ta mbrojtur dhe çliruar vendin - dhe me uniformën e rastit - do të bëjnë krime nga më të ndryshmet dhe jo vetëm ndaj tjetrit por edhe ndaj të vetëve. Janë po ashtu çështje tjetër ata që do të mund të kualifikonim "idealistë" (në thonjëza për shkak të arbitraritetit të termit), apo ata që thjesht mund t'i quajmë ushtarë dhe që i respektojnë konventat ndërkombëtare të luftës. (E shiheni paradoksin: në momentin që ekziston konventa për luftën, do të thotë se ekziston edhe "e drejta" për luftën!; më shumë se sanksion i disa veprimeve të veçanta - është lejim i aktit të përgjithshëm!). Duke lënë tash dhe këtu anash luftën në vetvete, faktet flasin se në Kosovën e pasluftës janë bërë krime të ndryshme ndaj civilëve të përkatësive të ndryshme etnike. Mbetet që instancat përkatëse ligjore ta kualifikojnë motivin e tyre. Dhe gjithsesi mënyrën e kryerjes së tyre: nga një organizëm i njohur (UÇK?) apo nga individë të veçantë në emër të atij organizmi. Ajo që çmend është aprovimi i përgjithshëm, nga ana jonë, i "parimit të së shenjtës", në bazë të të cilit "mbrohemi" me iluzionin se "lufta jonë ishte e pastër" (e s'ka papastërti më të madhe se ky iluzion! - por a është vërtet iluzion, apo një shtirje?), se "duan qëllimisht të na i njollosin vlerat tona" (ama cilat vlera?, vlerën e vrasjes?), etj. Përderisa ne nuk e dimë saktësisht dhe ligjërisht se kush konkretisht i ka bërë ato vrasje, vetë ne që e dimë që s'i kemi kryer, bashkë me ata që i kanë kryer - jemi vrasës. Nëse ato krime ndaj civilëve paslufte (e shumë të tjera gjatë luftës, pa asnjë dyshim) janë bërë në emër dhe për të mirën (gjoja!) e vendit në të cilin jetojmë, të cilit i përkasim ose na përket - atëherë ne që të gjithë jemi vrasës; sepse dikush i paska bërë në emrin dhe për të mirën tonë! Edhe ne jemi vrasës! Për ta shkarkuar veten nga "faji", duhet të kemi Detyrimin (tash pa thonjëza dhe me shkronjë të madhe) t'i zbardhim ato raste krimesh. Nuk ekziston asgjë përtej Qenies njerëzore. Atributet që pastaj individët i krijojnë duke u grumbulluar ndër vete, për qëllime të caktuara, të përkohshme a të "përhershme", janë sall një vel që varësisht nga rrethanat - ndryshon. Një atribut i tillë ishte, ta zëmë, UÇK. Atributi s'mund të vlejë më tepër se Qenia. Do të ishte sikur aparati i frymëmarrjes të vlente më tepër se Fryma. Të mbrohemi me idenë se "lufta jonë ishte e shenjtë pa asnjë përjashtim", apo "si qëllim final, që mund t'i arsyetojë mjetet (në rrethana të caktuara)", është të arsyetosh, megjithatë, pa përjashtim ato mjete dhe rrethana. Aq më tepër pas luftës. Po e përsëris: edhe ne jemi vrasës. Pothuajse si të gjithë të tjerët. Nuk e di a na lehtëson ky fakt. Di vetëm se do të na rëndojë ta shohim veten vetëm si qengj. E nuk e di po ashtu pse duhet të çoroditemi nëse na kërkojnë llogari për vrasjet (në vend se t'i kërkojmë ne vetvetes) kur në të vërtetë jemi tamam të çoroditur që në momentin që ato vrasje i bartim mbi supe. Nuk na lehtëson as fakti se jemi vrasës më të vegjël se Ata. Ndoshta s'kemi pasur mundësi më tepër. Sa për këtë, kujtojeni çfarë mund të bënim akoma më 17 e 18 mars 2004! Nëse për të gjitha ato vrasje të civilëve s'është dënuar askush - do të thotë se ne jetojmë në mes dhe me ata vrasës të mundshëm. Dhe e tërë kjo s'na prish aspak punë? Do të thotë se ata mund të jenë kudo në jetën private e publike? Do të thotë se ata janë pjesë e pandashme dhe e mbrojtur e një shoqërie demokratike në ndërtim e sipër, po që si pjesë e pandashme e sotme, nesër do të jenë në esencën e shoqërisë së konsoliduar demokratike (nëse do të ketë diç të tillë!)? Apo Qeveria është tepër e ngatërruar në këtë që të mund ta hapë gojën dhe vetë t'i çojë hetimet përpara? Nëse s'e dënojmë veten, mbesim krah për krahë të ngjashmëve tonë që s'e dënojnë veten. Vetëm se vrasësit tonë mbesin në mesin tonë, e jo në mesin e të ngjashmëve tonë.

Publikuar sot në "Express", Prishtinë

KOMENTE