Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Letra e Edi Ramës ndaj kryeministrit, mungojnë protokolli dhe kortezia
English

Letra e Edi Ramës ndaj kryeministrit, mungojnë protokolli dhe kortezia

Tiranë, 18 prill NOA Update - Larg normave protokollare dhe mirësjelljes korteziale e detyrueshme në rastet e letrave zyrtare, kryetari i Partisë Socialiste i ka dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha ku mungojnë elementë të rëndësishëm të cilët janë pjesë e domosdoshme e një korrespondence zyrtare.

Pa numër protokolli, pa një përshëndetje hyrëse e po ashtu as mbyllëse, letra hapet me frazën më të parë: "Z.Kryeministër, taksa e votës që qeveria juaj ka vendosur është jo vetëm arbitrare, por shkon kundër parimeve të shenjta të lirisë dhe cënon të drejtën themelore të njerëzve për të zgjedhur".

Pasi përmendet shumë herë taksa e votës siç e ka konsideruar PS dhe lideri Edi Rama, në letër bëhet edhe një paralajmërim i fortë, mbushur po ashtu, me prepotencë: "Dëgjojeni sa s'është vonë zërin e arsyes së popullit sovran dhe adresojeni sa s'është kapërcyer kufiri i fundit kohor këtë problem, duke çliruar zgjedhjet nga zgjedha e pamundësisë ekonomike të qindramijëra njerëzve për ta paguar këtë taksë absurde".

Më poshtë, lexoni letrën e plotë si dhe shikoni faksimilen e saj:

Zoti Kryeministër

Taksa e votës që qeveria juaj ka vendosur është jo vetëm arbitrare, por shkon kundër parimeve të shenjta të lirisë dhe cënon të drejtën themelore të njerëzve për të zgjedhur.

Te vendosësh një taksë për votën, do të thotë të njollosësh vendin tonë në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Asnjë qeveri e vendeve anëtare të Bashkimt Evropian, nuk i detyron shtetasit e saj të paguajnë për të pasur mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Asnjë qytetar i vendeve anëtare të NATO-s nuk paguan për të votuar.Â

Taksa a votës, përcjell jo vetëm një frymë anti-demokratike në Shqipëri, por edhe një mesazh të gabuar tek partnerët tanë ndërkombëtar në këtë moment kaq të rëndësishëm, kur Shqipëria duhet të provojë me zgjedhje absolutisht të lira e të ndershme se e meriton besimin dhe mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.Â

Taksa a votës nuk është një çështje politike. Taksa a votës është një çështje parimore. Çdo shqiptar e shqiptare, pavarësisht nëse jeton në qytet apo në fshat, nëse është i varfër apo i pasur, nëse është i punësuar, pensionist apo i papunë, duhet të ketë mundësinë për të ushtruar të drejtën e votës. Kjo është një e drejtë që qytetarët nuk mund ta blejnë dhe as një shërbim që qeveria duhet ta shesë.Â

Qeveritë të cilat kufizojnë të drejtën a shtetasve të tyre për të votuar, janë qeveritë autoritare të së shkuarës. Shqipëria, si një shtet anëtar në NATO dhe aspirues për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të respektojë qytetarët e saj dhe të drejtat e tyre. Kjo nyje duhet zgjidhur pa humbur kohë, që të kemi zgjedhje.Â

Sot, më shumë se kurrë, është e nevojshme që qeveria shqiptare të marrë një vendim të drejtë, për të bërë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.Â

Shtetasit e Republikës tonë nuk duhet të paguajnë për të qenë të lirë. Dëgjojeni zoti Kryeministër sa s'është vonë zërin e arsyes së popullit sovran dhe adresojeni sa s'është kapërcyer kufiri i fundit kohor këtë problem, duke hequr taksën e votës e duke çliruar zgjedhjet nga zgjedha e pamundësisë ekonomike të qindramijëra njerëzve për ta paguar këtë taksë absurde.

e.l/NOA

KOMENTE