Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përdhunues i dënuar i të miturave, si 25-vjeçari abuzonte me fëmijën
English

Përdhunues i dënuar i të miturave, si 25-vjeçari abuzonte me fëmijën

Pogradec, 18 Prill NOA Lajm dhe foto Update - Ngjarja tronditëse që ka shokuar qytetin buzë liqenit, pasi një djalë në moshë 25 vjeç, i dënuar më parë për përdhunim, ka abuzuar seksualisht me një vajzë vetëm 11 vjeçare, precipitonte prej më shumë se një viti.

Burime zyrtare nga policia e Korçës, i konfirmuan agjencisë NOA se autor i dyshuar i krimit është 25-vjeçari Stavri Thana lindur dhe banues në lagjen nr 4 të qytetit Pogradec.

Drejtori i Policisë së Korçës, Emri Vata, konfirmoi se viktimë e abuzimit seksual është një vajzë 11 vjeçare nga i njëjti vendbanim, lagjja nr 4 në Pogradec.

Megjithëse ka qëndruar për një periudhë të gjatë kohe në qeli për abuzime seksuale me të mitur, Stavri Thana duket se nuk ka hequr dorë nga epshet seksuale që e rrezikonin ta dërgonin sërish në qeli.

Më shumë se një vit më parë, në muajin shkurt të vitit 2008, 25-vjeçari ka gjetur dhe "partneren" e tij e cila ishte një vajzë e vogël, i thanë agjencisë NOA, burime nga grupi hetimor.

Fillimisht dyshohet se Thana ka përdorur mashtrimin për ta dërguar në banesën e tij vajzën e cila ishte vetëm 10-vjeç ku ka kryer veprime të turpshme me të.

Në polici e mitura ka deklaruar se djali e kishte kërcënuar që ajo të mos tregonte.

Ai e çonte atë në shtëpinë e tij, sistematikisht dhe abuzonte seksualisht.

Për më shumë se një vit e mitura ka duruar përdhunimet e 25-vjeçarit, ndërsa i ka dhënë fund torturës një ditë më parë.

Vajza bashkë me prindërit dhe në prani të psikologëve është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale të policisë.

Dëshmia rrëqethëse e 11-vjeçares, ka çuar në qeli 25-vjeçarin vetëm pak orë më pas, nën akuzën paraprake të "veprave të turpshme".

Burime nga policia thanë se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi strategjinë e përdorur nga 25-vjeçari për të çuar vajzën e vogël në banesën e tij për më shume se një vit dhe rrethanat që detyruan të miturën të mbante "gojën e mbyllur" për të mos rrëfyer torturat.

k.k/NOA

KOMENTE