English

Raporti i JCR: Komponentët makroekonomikë i keni negativë

"Defiçiti aktual i GDP-së dhe shpenzimet që priten në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, ndikojnë negativisht në mjedisin makroekonomik të vendit"

Stamboll, 18 prill NOA - Notë negative merr Shqipëria dhe ekonomia e saj pas matjes së komponentëve financiarë që i ka bërë institucioni i specializuar JCR (JCR Eurasia Rating) që monitoron komponentët që ndikojnë në makroekonomi në vendet e Evropës, Azisë dhe më gjerë.

Burime zyrtare nga ky institucion, konfirmuan sot për agjencinë e lajmeve NOA se të katër komponentët e matur, që parashikojnë ecurinë makroekonomike të një vendi, rezultuan me një paraqitje negative.

"JCR Eurasia Rating ruajti normën afatgjatë të vlerësimit për Republikën e Shqipërisë në BB+ (dy B plus), ndërsa normën afatshkurtër të vlerësimit e ripohoi B (një B). Një pikëshikim "negativ" u hodh mbi të gjitha normat e vlerësimeve, për shkak të përkeqësimit të treguesve makroekonomikë, teksa recesioni financiar global ka dhënë efektet e tij ngadalësuese në ekonomi", - tha kompania në një raport që ka publikuar të premten.

Në raportin e këtij institucioni thuhet se "Shqipëria ka bërë reforma politike dhe ekonomike në mënyrë që të arrij integrimin evropian në të ardhmen".

Kurse vihet në dukje edhe se në fillim të këtij viti, Shqipëria përmbushi marrëveshjen 3 vjeçare me IMF-në në shumën 25.4 milionë USD, në lidhje me pasojat e varfërisë dhe rritjes ekonomike.

Sipas institucionit, infrastruktura e varfër në vend, niveli i ulët i të ardhurave, tregu i pastabilizuar dhe rritja e madhe e papunësisë janë pikat kryesore që kanë sjellë këtë renditje negative të Shqipërisë.

Ekspertët e institucionit, parashikojnë edhe përkeqësimin e situatës: "Për më tepër defiçiti aktual i GDP-së dhe shpenzimet që priten në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, ndikojnë negativisht në mjedisin makroekonomik të vendit", - thuhet në raportin e institucionit.

Matjet

Matësi Euroaziatik JCR, një agjenci vlerësimi ekonomik me bazë në Turqi, ka matur për një kohë të gjatë të dhënat financiare të Shqipërisë, por edhe në të dhënat për një matje në një kohë më të shkurtër dhe ato kanë rezultuar me një paraqitje negative.

Në të vërtetë, matja është bërë në shumë vende të botës, në përpjekje për të parë treguesit makro-ekonomikë, dominues dhe rezulton se nga kriza ekonomike botërore do të ketë një efekt ulës edhe në këtë ekonomi.

JCR është kontraktua vitin e kaluar nga qeveria shqiptare, konkretisht nga Ministria e Financave me qëllim, për të vlerësuar cilësinë e borxhit publik të Shqipërisë.

Më poshtë gjeni vlerësimin për të katër komponentët:

Long Term Foreign Currency : BB+ (Negative outlook) Valuta e huaj për të ardhmen

Long Term Local Currency : BB +(Negative outlook) Paraja vendase për të ardhmen

Short Term Foreign Currency : B (Negative outlook) Valuta e huaj për të tashmen

Short Term Local Currency : B (Negative outlook) Paraja për të tashmen

Versionin anglisht e lexoni duke klikuar këtu

Informacionin zyrtar dhe më shumë detaje i gjeni duke klikuar këtu

m.f/NOA

KOMENTE