Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Vendimi për lejimin e Tadiçit në Kosovë, ishte i drejtë
English

SHBA: Vendimi për lejimin e Tadiçit në Kosovë, ishte i drejtë

Prishtinë, 18 Prill NOA - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka përshëndetur sot zyrtarisht vendimin e Qeverisë së Kosovës që t'i japë leje Kryetarit të Serbisë, Boris Tadiç, që të lutet në Manastirin e Deçanit me rastin e së Premtes së Mirë ortodokse serbe.

"Ne përshëndesim vendimin e Qeverisë së Kosovës që t'i japë leje Kryetarit të Serbisë, Boris Tadiqit, që të lutet në Manastirin e Deçanit me rastin e së Premtes së Mirë ortodokse serbe", - thuhet në deklaratën e posaçme që publikoi sot, ambasada amerikane, institucioni ndërkombëtar më me ndikim në Republikën e Kosovës.

Nëpërmjet deklaratës për shtyp, ambasada amerikane ka vlerësuar se vendimi i qeverisë ishte i drejtë.

"Ishte një vendim i drejtë. Ky ishte vendim i një shteti sovran, i marrë në frymën e Planit të Ahtisarit, dhe në interes të marrëdhënieve fqinjësore", - thuhet në deklaratën e ambasadës. Presidenti serb, Boris Tadiç, qëndroi dje në manastirin e Deçanit me lejen e kryeministrit Hashim Thaçi ku ndonëse nuk i lejohej të bënte deklarata politike, e lëshoi një të tillë: "Paqe për serbët, shqiptarët, për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, në Serbinë tonë", ka pretenduar Tadiçi pas përfundimit të ceremonisë në manastir me rastin e kremtes se Pashkëve ortodokse duke e përfshirë Kosovën në Republikën e Serbisë, mbetja e ish-Jugosllavisë që ende pretendon të përfitojë nga toka e shqiptarëve.

a.b/NOA

KOMENTE