English

U themelua grupi letrar Papa Kristo Negovani

Prishtinë, 18 Prill NOA - Në një Kuvend të organizuar nga studentë dhe profesorë të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, u themelua Grupi letrar i këtij Fakulteti.

Kuvendi, i drejtuar nga mësimdhënësi Begzad Baliu fillimisht zgjodhi kryesinë prej pesë anëtarësh, kryetarin dhe sekretarin e grupit.

Kuvendi mori vendim që grupi letrar i Fakultetit të Edukimit të mbaj emrin e patriotit të shquar, martirit të shkollës shqipe Papa Kristo Negovanit.

Në këtë Kuvend u përcaktuan edhe disa detyra, që dalin deri në fund të këtij semestri: një ligjëratë për personalitetin e Negovanit, një orë letrare dhe një ekspozitë.

Në vjeshtë të po këtij viti do të organizohen edhe disa aktivitete të tjera: tryeza letrare, ekspozita dhe mundësisht numri i parë i revistës letrare.

b.b/NOA

KOMENTE