Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha viziton Parkun Industrial të Teknologjisë së Lartë në Shenzhen të Kinës
English

Berisha viziton Parkun Industrial të Teknologjisë së Lartë në Shenzhen të Kinës

Pekin, 19 Prill NOA - Gjatë vizitës së tij në qytetin e Shenzhenit, Kryeministri Berisha vizitoi parkun industrial të teknologjisë së lartë në këtë qytet i krijuar në vitin 1996, një nga gjashtë parqet më të mëdha në botë.

Ky park është një zone ekonomike e krijuar nga qeveria rajonale e Shenzhenit në bashkëpunim me biznesin kinez dhe ndërkombëtar dhe në të janë përqendruar mbi 500 kompani që merren me zhvillimin e produkteve të reja të teknologjisë së lartë si dhe krijon ndërveprim midis kompanive dhe 51 universiteteve të kërkimit shkencor më në zë në botë.

Parku industrial i Shenzhenit përbëhet nga 500 kompani të ndryshme teknologjie nga 121 vende të botës si Kina, Franca, Belgjika, Gjermania, Australia etj. si dhe 51 universitete të kërkimit shkencor nga e gjithë bota.

Në vitin 2007 aktiviteti ekonomiko-tregtar i bizneseve të këtij parku kapi shifrën e rreth 30 miliard dollarë me një rritje vjetore prej më shumë se 18 %.

Në vitin 2007 nga ky park u licencuan mbi 7 700 patenta nga të cilat rreth 5000 ishin shpikje të reja teknologjike.

Nga puna kërkimore në këtë park kanë dalë disa biznese të suksesshme në fushën e komunikimit, kompjuterëve, software-it dhe bio-teknologjisë farmaceutike.

Bashkëpunimi midis qeverisë kineze, universiteteve si dhe studentëve kinezë të diplomuar në universitetet më të mëdha në botë ka prodhuar grupe kërkimore, të cilat krijojnë produkte në pararojë të teknologjisë moderne në këto fusha.

Në total kompanitë kërkimore të Parkut kanë trajnuar mbi 95 000 studentë, nga të cilët 1155 Dr. Shkencash, 25220 Master Shkencash, 22 981 studentë të nivelit të parë si dhe 22081 kërkues të nivelit pasuniversitar part-time.Â

Dy nga kompanitë kineze të komunikimit me aktivitet të shtrirë në gjithë botën, Huawei dhe ZTE janë gjithashtu pjesë e këtij parku të madh, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 11.5 km. Gjatë takimit Drejtori Ekzekutiv i Parkut, Zhang Hen Chun, e falënderoi Kryeministrin Berisha për vizitën e tij në këtë park dhe në Shenzhen, dhe bëri një prezantim të parkut dhe teknologjive më të reja që po zhvillohen brenda tij. Ai i ftoi bizneset shqiptare të këtyre fushave të bëhen pjesëtare të këtij parku në mënyrë që të përfitojnë nga inovacionet e tij.Â

Në fund të takimit z. Chun e shoqëroi Kryeministrin të vizitojë ekspozitën e produkteve dhe kompanive që operojnë në këtë park shumë nga të cilat zënë vendet e para ne botë siç është rasti i teknologjisë optike. Berisha u shpreh i impresionuar nga ky park, të cilin e quajti margaritarin e Shenzhenit.Â

Kryeministri u shpreh se Shenzheni, por edhe Kina në përgjithësi janë tashmë liderë të teknologjisë së lartë në botë. Huawei dhe ZTE janë tashmë në tregun shqiptar, gjë e cila përbën një fillim shumë të mbarë për investimet kineze në Shqipëri. "Qeveria ime, - tha Kryeministri, - ka krijuar lehtësirat më të mëdha për investimet kineze dhe do të vazhdojë të bëjë ç'është e mundur për të inkurajuar thellimin e këtyre investimeve në Shqipëri", - tha Berisha.

Ai tha edhe se në vlerësimin e tij në vitin 2004 kompania konsulente me prestigjioze në botë Mc Kenzie është shprehur se zona Tiranë-Durrës mund të shndërrohet në një Shenzhen të Europës për teknologjinë e lartë dhe se ai shpreson që kjo të arrihet.Â

e.l/NOA

KOMENTE