English

Një pikë shitjeje karburanti në Pejë grabitet nga tre persona të maskuar

Pejë, 20 Prill NOA - Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Pejë kur persona të maskuar rrëmbyen paratë e xhiros së një pike shitjeje karburanti, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vitomericë në pompën e derivateve "Petrol Company" në rrugën Pejë-Rozhaj.

Në pikën e karburantit gjendeshin dy kosovarë shqiptarë, njëri 31 vjeçar dhe tjetri dhjetë vjet më i vogël.

Në një moment, teksa ishin duke punuar, ata janë përballur me tre persona të maskuar dhe të armatosur me automatikë AK-47, të cilët kanë hyrë në objekt dhe nën kërcënimin e armës arritën të marrin 600 euro nga shitja e karburantit, dhe më tej u larguan në drejtim të.

Hetuesit Rajonalë të Pejës, thanë se në bashkëpunim me punonjës të Nënstacionit Policor Vitomericë-Pejë, janë vënë në kërkim të tre agresorëve, të cilët mbeten ende në liri.

a.b/NOA

KOMENTE