Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama me personat me aftësi të kufizuar, prezanton Programin e PS
English

Rama me personat me aftësi të kufizuar, prezanton Programin e PS

Tiranë, 19 Prill NOA Update - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot me  persona me aftësi të kufizuara në periferi të kryeqytetit për të vazhduar prezantimin e Programit të ri qeverisës të PS, e posaçërisht kapitullin që i përket kësaj kategorie.

Gjatë prezantimit të këtij kapitulli Rama theksoi se së pari do të rishikohet sistemin e vlerësimit të paaftësisë, duke kaluar nga një vlerësim thjesht mjekësor, në vlerësim mjekësor dhe social.

Individët që u shërbejnë personave me aftësi të kufizuara tha Rama, vitet që kalojnë pranë tyre do tu llogariten si vite pune për efekt pensioni.

Rama është ndalur gjatë prezantimit të programit edhe tek karburanti që u duhet për lëvizje kësaj kategorie të shoqërisë.

"Ne do ta rritim shumën e rimbursimit të karburantit për ju e për ata që si ju kanë nevojë për mbështetjen e shoqërisë, duke siguruar që pavarësisht ndryshimit të çmimit të karburantit, çdo person me aftësi të kufizuar, të mund të blej të njëjtën sasi karburanti që i nevojitet".

Këtu Rama shtoi se periudha në shërbim të personave me aftësi të kufizuar, do të njihet si vjetërsi pune për efekt të pensionit të pleqërisë.

Për të gjithë shqiptarët, - tha Rama do të krijojmë Kartën Sociale, e cila do të sjellë një revolucionin që Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë.

"Duam që të krijojmë për çdo shqiptar e shqiptare, Kartën Sociale, e cila është një kartë që në bazë të profilit individuale dhe gjendjes shoqërore e ekonomike, t'i japë mundësi çdo qytetari e qytetareje të përfitoj në mënyrë të thjeshtë dhe tërësisht transparente shërbime e kujdes social e shëndetësor, arsimor, apo kulturor. Kjo sigurisht nënkupton një revolucion në marrëdhëniet mes qytetarit dhe shtetit dhe për këtë revolucion në radhë të parë që Â Shqipëria ka nevojë".

Duke shfletuar Programin e PS, Rama u shpreh se socialistët, me këtë instrument në duart e tyre janë të gatshëm të nisin zbatimin e tij të nesërmen e fitores.

e.l/NOA

KOMENTE