Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama takohet me personat me aftësi të kufizuar
English

Rama takohet me personat me aftësi të kufizuar

Tiranë 19 prill NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot me persona me aftësi të kufizuara në periferi të Tiranës për të vazhduar prezantimin e Programit të ri qeverisës të PS, me kapitullin që i përket kësaj kategorie.

Gjatë prezantimit të këtij kapitulli Rama theksoi se "së pari do të rishikohet sistemi i vlerësimit të paaftësisë, duke kaluar nga një vlerësim thjesht mjekësor, në vlerësim mjekësor dhe social".

"Individët që u shërbejnë personave me aftësi të kufizuara, vitet që kalojnë pranë tyre do tu llogariten si vite pune për efekt pensioni". u shpreh Rama.

"Ne do ta rritim shumën e rimbursimit të karburantit për ju e për ata që si ju kanë nevojë për mbështetjen e shoqërisë, duke siguruar që pavarësisht ndryshimit të çmimit të karburantit, çdo person me aftësi të kufizuar, të mund të blej të njëjtën sasi karburanti që i nevojitet. Periudha në shërbim të personave me aftësi të kufizuar, do të njihet si vjetërsi pune për efekt të pensionit të pleqërisë." shtoi me tej kreu i Partisë Socialiste.

Gjithashtu Rama tha se "do të krijohet për çdo shqiptar e shqiptare, Karta Sociale, e cila është një kartë që në bazë të profilit individuale dhe gjendjes shoqërore e ekonomike, t'i japë mundësi çdo qytetari e qytetareje të përfitoj në mënyrë të thjeshtë dhe tërësisht transparente shërbime e kujdes social e shëndetësor, arsimor, apo kulturor".

k.k/NOA

KOMENTE