Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha ngjit murin Kinez, pajiset me çertifikatën e Kampionit
English

Berisha ngjit murin Kinez, pajiset me çertifikatën e Kampionit

Pekin, 20 prill, NOA - Kryeministri Berisha vizitoi sot murin e madh kinez në Badaling, e cila është edhe pjesa më strategjike e veprës mijëra-vjeçare të ndërtuar për të mbrojtur Kinën nga sulmet e jashtme.

Ai ngjiti mbi 1500 shkallët që të çojnë në njërën nga majat e këtij segmenti dhe nga autoritetet lokale, u vlerësia përmes një certifikate si kryeministri që është ngjitur në pikën më të lartë të murit.

Tepër i entuziazmuar nga një akt i tillë, kryeministri ka pohuar se "ngjitja është gjithnjë e këndshme".

"Ajo të lodh, por edhe të lartëson. Kjo është merita e ngjitjes. Por të ngjitesh në një nga monumentet më madhështore të historisë së njerëzimit, lodhja shkrihet. Miku im kinez më thotë se është ngjitja më e lartë në mur se çdo kryeministër tjetër që ka vizituar murin. Iu përgjigja se kjo ngjitje është një ngjitje sa kulturore aq edhe elektorale, ndaj dhe e bëj me shumë kënaqësi. Le ta quajmë këtë pra edhe një komponent kulturor-elektoral të udhëtimit tim. Pjesa tjetër, është pjesa zyrtare", e ka komentuar kryeministri shqiptar ngjitjen e tij në pikën më të lartë të Murit kinez.

Sipas të dhënave, ky akt është realizuar nga më shumë se 400 kryeministra dhe presidentë të vendeve të ndryshme të botës.

Ky mur konsiderohet si një simbol paqeje dhe miqësie midis popullit kinez dhe popujve të tjerë të botës dhe  është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s që nga viti 1987.

n.e/NOA

KOMENTE