Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beteja e Kosovës në GJND
English

Beteja e Kosovës në GJND

Për agjencinë NOA, nga Gjon Keka*Â

Që nga shpallja e Kosovës shtet i mbikëqyrur ndërkombëtarisht para një vit e ca, dhe pas fillimit të mësimit të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit, Kosova po përballet ende me beteja historike dhe të ligjshmërisë së identitetit, sovranitetit,

integritetit dhe territorialitetit të saj. Ndërkaq inicimi i politikës serbe para një viti për të peshuar shpalljen e Kosovës shtet të mbikëqyrur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara të OKB-së dhe përkrahjen që ka gjetur te disa vende në këtë organizëm ka bërë që para disa ditësh kjo iniciativë të aplikohet në praktik në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

Kjo lëvizje e politikës dhe diplomacisë serbe është tipit të strucit dhe ka për qëllim të mundohet që me argumente iluzive dhe johistorike apo me argumente të Çubrilloviçit dhe të Çosiçit e Milosheviçit të peshoj pavarësinë dhe ligjshmërinë e saj në aspektin ndërkombëtar.

1000 faqet e dedikuara për këtë çështje nga ana e politikës serbe janë të ndara në dy pjesë njëra pjesë flet për periudhën e krenarisë së rrejshme serbe dhe betejave të saj mitike ndërsa tjetra periudhë është ajo e vonshmja dhe që nuk mund të kthehet prapë në asnjë mënyrë, historia është një gjurmë e tillë që mbetet dhe nuk kthehet më edhe nëse përsëriten gjërat ato kanë një dimension tjetër jo të njëjtë, por për politikën dhe diplomacinë serbe historia është e ndërtuar mbi gënjeshtra të kulluara që vetëm i çmenduri nuk arrin t'i zbuloj e shohë sheshazi.

Shikimi i Kosovës ende me syze të Milosheviçit nga ana e politikës dhe diplomacisë serbe tregon qartë se ky shtet ende ka mbetur pjese e së kaluarës dhe ende jeton duke trashëguara kohën e vjetër të saj të gjenocidit ndaj popujve tjerë me kohën e re që nuk po arrin t'ia hap derën assesi demokracisë dhe shikimit drejt ardhmërisë së përbashkët të Ballkanit në proceset integruese në strukturat euroatlantike.

Politika serbe ende nuk e ka heq qafe ideologjinë e grindjes e grabitje e gënjeshtrave të thatë ajo po e mbanë në krahët e saj duke menduar se këtë barrë të rrejshme historike do ia zgjidhe gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, duke mos menduar fare se bota demokratike tani në shekullin XXI ka ndërruar strategjinë e saj dhe orientimin, ajo e ka kuptuar se që nga krijimi i asaj Jugosllavie të ndërtuar mbi idetë e doktrinarëve të cilët etnitetet tjera i lanë në shtypje dhe i cilësuan njerëz më bisht.

Këta ideolog të shkatërrimit dhe rrënimit harruan se argumenti autokton i historisë dhe gjenezës së Ilirëve, sot shqiptarëve, është aq i vjetër sa vetë krijimi i botës ku jetojnë kombet e tëra, prandaj këtë të vërtet mbi historinë e shqiptarëve e ka kuptuar tani bashkësia ndërkombëtare dhe ajo është në Kosovë për të mbrojtur këtë liri dhe pavarësi që qe projektuar së bashku para 15 apo 20 vitesh. Pastaj përpjekjet shumëveçare të popullit të Kosovës, sakrifica e tij, vizioni i tij për të jetuar të lirë dhe të pavarur, si dhe për t'u bashkuar me familjen e saj Evropiane etj., etj.

Koha për të ndryshuar pamjen e Ballkanit dhe për ta kthyer atë në shekujt e hershëm ka mbaruar tani është koha kur ky rajon po gjen dalëngadalë rrugë e proceseve të drejta pozitive dhe të progresit deri në integrimin e plotë të këtij rajoni në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Sidoqoftë shpallja e Kosovës shtet i mbikëqyrur ndërkombëtarisht para një viti e ca është para së gjithash një plotësim i së drejtës ndërkombëtare dhe parimit të vetëvendosjes së popujve për të jetuar të lirë dhe të pavarur, këtë të drejtë nuk mund t'ia mohoj asnjë vend dhe askush nuk mund ta ndaloj këtë proces historik dhe real e unik në botën demokratike.

Kosova e ka respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe është bazuar në rezolutën 1244 e cila i lë hapësirë që nga një qeverisje e përkohshme të shkohet drejtë një qeverisje të ardhshme të pavarur shtetërore apo nga një status-quo në një status të ardhshëm, prandaj në një mënyrë apo tjetër Kosovës ka vepruar sipas së drejtës ndërkombëtare dhe ka respektuar parimin bazë të saj të lirisë dhe të vetëvendosjes së kombeve, këtë të drejtë nuk mund ta mohoj askush këtë realitet dhe këtë praktik veprimi nuk mund ta zhbëjë, as pesimistët e precedentëve e as iluzionistët dhe mospërkrahësit e kësaj të drejtë thelbësore të kombeve.

Ndërsa politika serbe ende beson se duke pasur përkrahjen e shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën të mund të arrij diçka në këtë iniciativë të saj primitive dhe aspak realiste, në rast se vërtet politika serbe shpreson në vendet e saj përkrahëse ajo që tani e ka humbur këtë kërkesë që ka dërguar në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, duke harruar se kjo gjykatë siç kam informacione do jetë neutrale e pandikueshme politikisht, po ashtu shtetet që do e përkrahin Kosovën në këtë betejë do të jenë të fuqishme dhe me një kapacitet mbrojtës e dëshmish të fuqishme përkrah së drejtës së Kosovës për të zotëruar këtë të drejtë të shtetit të mbikëqyrur ndërkombëtar.

Mirëpo duhet cekur një gjë sa i përket politikës Kosovare e cila ka përmbledhur dokumentin në 200 faqe, është e ditur se sa për politikën kosovare, Kosova nuk do mund ta mbronte legjitimitetin e mëvetësisë së saj të mbikëqyrur ndërkombëtarisht, por meqë ekzistojnë shtete të fuqishme që e mbrojnë legjitimitetin e Kosovës si shtet i mbikëqyrur atëherë shpresat që Kosova të fitojë betejën në GJND janë të mëdha, po ashtu duhet ditur se bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta hedhë mundin e saj dhjetëvjeçar e më gjatë në Kosovë si dhe kontributin e saj për demokraci, stabilitet, paqe dhe progres të ecjes së shteteve demokratike në Ballkan.

Dhe krejt në fund kjo betejë e Kosovës ka një peshë të madhe më shumë politike se sa juridike, sepse Kosova juridikisht ka njohje ndërkombëtare nga disa vende, megjithëkëtë rreziku qëndron vetëm te kredibiliteti i Kosovës dhe mungesa që shtetet tjera që ende nuk e kanë njohur do mund të forconin bindjen në këtë gjykatë se a duhet apo jo të njihet Kosova shtet i mbikëqyrur ndërkombëtar, duke par argumentet e palëve dhe mbështetjet e dhëna.

Gjithashtu ndikim pozitiv do mund të kishte çështja e legjitimitetit të Kosovës shtet i mbikëqyrur nëse ajo fiton betejën karshi argumenteve të politikës serbe, dhe në mënyrë „par exellenc", gjykata ndërkombëtare e drejtësisë do vendoste ligjshmërinë e saj ashtu që më vonë do mund që Asambleja e Kombeve të Bashkuar ta shqyrtojë në një kohë të mëvonshme anëtarësimin dhe njohjen e këtij etnitetit të pavarur nga ana e KS të OKB-së dhe në këtë mënyrë Kosova do e merrte për herë të dytë pavarësinë e saj të mbikëqyrur. Kosova duke fituar betejën me politikën serbe dhe duke bindur GJND dhe shtetet tjera do mund të kalonte në një pozicion të favorshëm dhe të fuqishëm të prezantimit dhe "njohjes totale" të shtetit të mbikëqyrur të Kosovës nga shtetet që ende kanë mëdyshje rreth pranimit të realitetit të ri në Ballkan.

(*) Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare

KOMENTE