English

Emrat e rinj për të drejtuar Kombëtaren, 12 trajnerë të njohur në listë

Tiranë, 20 prill, NOA - Pas largimit të Ari Haan, Federata Shqiptare e Futbollit është duke studiuar emra të ndryshëm trajnerësh të njohur të cilët mund të marrin postin e tij në drejtimin e pankinës kuqezi.

Siç citon agjencia sportive "Albania Sport", disa nga këta emra janë kroati Luka Bonaçiç dhe deri te italiani Nevio Skala.

Kanë qenë vetë të huajt të cilët kanë denjuar të kontaktojnë me Federatën tonë të Futbollit sapo kanë marrë vesh lajmin se Kombëtarja shqiptare ka mbetur pa trajner.

Eshtë presidenti Armand Duka, i cili ka të drejtën ekskluzive të zgjedhjes së trajnerit, por ai ka deklaruar se institucioni që drejton nuk ka për t'u nxituar këtë herë.

Ndërkaq, mësohet se në listën e deritanishme për shumicën e trajnerëve, kandidatë për Kombëtaren, bien në sy kroati Luka Bonaçiç, gjermanët Evald Linen, Guido Bukvald dhe Klaus Topmëler. Lista vazhdonte me italianët Nevio Skala, Valter Novelino, Alberto Malezani apo Eugenio Fasheti. Më tej, slloveni Sreçko Katanec, anglezi Glen Hodëll, e gjithashtu rumunët e njohur, Angel Jordanesku dhe Goerge Haxhi. n.e/NOA

KOMENTE