Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata kundërshton vendimin e saj, liron gjysmën e të arrestuarve të Pay Tv
English

Gjykata kundërshton vendimin e saj, liron gjysmën e të arrestuarve të "Pay Tv"

Tiranë, 20 Prill NOA Update - Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë "arrest shtëpie" për nëntë nga 16 të pandehurit e akuzuar për zhbllokimin e kodeve të platformave dixhitale duke shfuqizuar kështu vendimin e vet të para pak ditëve për gati gjysmën e të arrestuarve të "Modem".

Po ashtu gjykata ka caktuar masat e sigurisë "detyrim paraqitje" për dy prej të pandehurve dhe masën "arrest me burg" për pesë të tjerët.

Kështu sot gjyqtari Martin Deda vendosi masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje" për të pandehurit Xhaferr Gixharrin, 23 vjeç dhe Ilir Nushi, 32 vjeç. Për Eldi Vorpsi, 23 vjeç, Alfred Kadiu, 30 vjeç, Sokol Kadare, 38 vjeç, Saimir Likollari, 31 vjeç, Artan Priftuli, 44 vjeç, Edison Shema, 32 vjeç, Eduart Koka, 42 vjeç, Ilir Dylja, 38 vjeç, Fatmir Çupi, 32 vjeç gjykata caktoi masën "arrest shtëpie".

Ndërsa pesë të pandehurit e fundit Saimir Kuniqi, 55 vjeç, Sokol Shalca, 48 vjeç, Spiro Zguri, 48 vjeç, Dhimitraq Papa, 55 vjeç, Marin Palushi, 36 vjeç do të hetohen me masë sigurie "arrest me burg". 16 të pandehurit u vunë në pranga në sajë të operacionit të koduar "modem".

Ata akuzohen nga Prokuroria e Tiranës se kanë dekoduar kode të platformave dixhitale dhe më pas i kanë shitur ato kundrejt shumave 200-350 euro.

Avokatët mbrojtës të të pandehurve deklaruan në seancën e sotme të vlerësimit të masës së sigurisë se nuk ekziston vepra penale e mashtrimit, sikundër pretendon prokuroria.

Kurse theksuan edhe se s'mund të ketë vepër penale të mashtrimit kur nuk është premtuar diçka që nuk ofrohet sikundër kategorizohet kjo akuzë.

Po ashtu, mbrojtja ngriti dhe problemin e konsumimit të veprës penale për shkelje të ligjit për Piraterinë.

"Nuk mund të ketë vepër penale për arsye se hetimet kanë nisur në tetor të vitit 2008 kur ligji për Piraterinë nuk ka ekzistues dhe ka hyrë në fuqi vetëm në vitin 2009", - deklaroi mbrojtja ligjore.

e.l/NOA

KOMENTE